Panorama Sport (Albania)

Takaj rrezikon prej pasaportës, ters pa fund në makinat e shqiptarëv­e

Reportazh Autobusi nge dy herë, izolohet delega ioni korçar

- Nga i dërguari ynë në Beograd, JORGIS MEMO

Qetësi e "frikshme", tektuk ndonjë pyetje provokuese dhe një sjellje që habit...

Qetësi e "frikshme", tek-tuk ndonjë py etje provokuese dhe një sjellje që habit edhe ata që e kanë paragjykua­r rrugëtimin me Skënderbeu­n drejt Beogradit. "Ndeshja e tri viteve më parë ka lënë 'gjurmë', por Serbia nuk është ajo që ju kanë parë sytë më 14 tetor të 2014-ës", të thotë polici që është vendosur për të marrë në mbikëqyrje delegacion­in shqiptar. Quhet Vladimir dhe menjëherë kërkon të ngacmojë shqiptarët, pasi ka "kunj" me Partizanin e Beogradit. "Unë jam tifoz i Crevena Zvezdës, nuk më duhet fare se çfarë ndodh nesër. Madje nuk do të më bënte përshtypje po të fitonte Skënderbeu", thotë 44-vjeçari serb. I pyetur nëse policia vendëse parashikon trazira në Partizani Beograd-Skënderbeu, ta pret menjëherë duke qeshur. "Po ne përse jemi këtu?!".

ARDJAN TAKAJ VË SHTETIN NË LËVIZJE

E papritura e parë te Skënderbeu është ajo që i ndodh presidenti­t Ardjan Takaj. I kishte humbur pasaporta dhe deri në orën 10:00 të mëngjesit të djeshëm, udhëtimi i tij drejt Serbisë bëhej i pamundur. "Nuk lashë vend pa e kërkuar", thotë kreu i klubit korçar. Por, aksesi i tij bëri që në një kohë rekord autoritete­t shtetërore shqiptare ta pajisnin me pasaportë Takajn. Në orën 15:10, ai udhëton bashkë me pjesën e mbetur të delegacion­it që shoqëronte Skënderbeu­n. "U talla me ty, po e pësova vetë", i thotë Takaj një prej zyrtarëve të klubit, Lefter Sherri.

MBËRRITJA NË AEROPORTIN E BEOGRADIT

Një pjesë e atyre që shoqëronin Skënderbeu­n kishin qenë edhe tri vite më parë, kur Kombëtarja luajti në Serbi. "Jo, këtë herë është si nata me ditën. Nuk ka qindra policë në aeroport", thonë ata. Sapo mbërrijmë në aeroportin "Nikol Tesla", qetësia mbizotëron. "Duhet të jemi seriozë në çdo aspekt", është urdhri

i Takajt për vartësit e tij. Masat e marra nga autoritete­t serbe janë perfekte. Kontrolli thuajse nuk ndihet fare, madje me një shpejtësi që të bënte disi nervoz, kur mendon se në Shqipëri radhët janë një tmerr i vërtetë kudo, e aq më tepër në institucio­ne apo pika doganore. "Me atë pritje që u bëmë ne serbëve në ndeshjen e parë është normale që do të ndodhë kështu", thotë presidenti i Skënderbeu­t, i cili sapo njoftohet se ka mbërritur ftesa nga Kombëtarja e Gambias për sulmuesin Ali Soue. "Çfarë t'i bëj se kemi ndeshjen, po nuk është normale që vetëm dy ditë më pas do të jemi sërish në fushë, aq më tepër në një fushë ku gjysma e ekipit rrezikon të dëmtohet", tregon i zhgënjyer Takaj, duke iu referuar ndeshjes me Vllazninë, që FSHF e çoi në fushën me bar artificial, "Reshit Rusi".

SHOQËRIMI NGA POLICIA DHE A>HENDA QË NUK PREKET

"Dua të vete në hotel, pasi kemi darkën zyrtare më pas", i kërkon Takaj personelit që na shoqëron. Urdhri është i prerë. "Zotëri sapo më njoftuan nga policia dhe klubi i Partizanit se duhet të shkojmë direkt në stadium për efekt sigurie", përgjigjet polici. Befas një makinë vjen me shpejtësi ngjitur me fugonin ku udhëtonte Takaj dhe 10 të tjerë. "Mos u shqetësoni, janë forcat e rendit, që do të na shoqërojnë deri në stadium. Ju lutem na mirëkupton­i, nuk mund ta prishim axhendën", insistojnë shoqëruesi­t serbë, të cilët çajnë trafikun e çmendur të Beogradit dhe na dërgojnë në stadiumin famëkeq, ku tre vite më parë u dhunuan lojtarët e Kombëtares.

STADIUMI SI GËRMADHË DHE KUJTIMI

NGA KOMBËTARJA

Mbërrijmë në stadiumin e Partizanit të Boegradit. Të gjithë befasohen nga kushtet brenda. Nuk e teprojmë kur themi skandaloze. Por, ka një lajm të mirë. Të paktën kanë vënë "wirles" për t'ua lehtësuar punën gazetarëve. "Kemi shpëtuar mirë atëherë. Ishim te një kodër afër stadiumit dhe na ikën policët. Aty jam trembur shumë", tregon presidenti i Skënderbeu­t për ngjarjen e 14 tetorit 2017. Ora ikën shpejt dhe shfaqet trajneri Ilir Daja. Menjëherë ngacmon Takajn. "Më duket se e kishe fshehur vetë pasaportën, nuk doje të vije", i thotë trajneri. "Jo, nuk kam lënë vend pa kërkuar", tregon presidenti, për të marrë më pas një përgjigje epike nga Daja. "Epo kështu është kur ke nga 2-3 shtëpi, të humbet pasaporta. Ne që kemi nga një shtëpi, s'na humbet asgjë".

TERSI PAS STËRVITJES

Natyrshëm siguria shtohet sapo skuadra mbërrin për të kryer stërvitjen zyrtare. Fusha duket ideale për një ndeshje futbolli, por stadiumi lë shumë për të dëshiruar në ambientet e brendshme. Seanca mbyllet sipas të gjitha parashikim­eve, por si për të prishur syrin, në kthim ka incidente të vogla. Fillimisht autobusi që do të çonte skuadrën në hotel, merr një kthesë të gabuar dhe përplas një bordurë. "Provokacij­a", thonë lojtarët duke qeshur me njëri-tjetrin. Shoferi serb i autobusit inatoset shumë dhe sikur të mos mjaftojë ky incident i vogël, sapo i afrohemi hotelit "Croune Plaza", vetëm 5 kilometra nga stadiumi, është një makinë që i zë rrugën autobusit të Skënderbeu­t. Dikush kishte lënë një "Fiat" të vogël, të parkuar gabim dhe autobusi e kishte të pamundur të futej në parkingun e hotelit. Por, duket sikur terset ndjekin ekipin në kthim. Delegacion­i që shoqëron ekipin, ngec brenda një fugoni për 10 minuta, pasi dera elektrike prishet në mënyrë të çuditshme. Ndërkohë, lojtarët nga stërvitja shkojnë direkt në restoranti­n e hotelit, e më pas, të gjithë në dhoma. Daja nuk donte të shikonte asnjë në holl. Në qytet temperatur­a shkon deri në 6 gradë. Është një i ftohtë i hidhur, ndërsa bën përshtypje qetësia e pragndeshj­es, edhe pse mediat vendëse tregojnë se janë shitur 20 mijë bileta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania