Panorama Sport (Albania)

Fitorja e jetës, Gentjan Muça: Si e munda tumorin

"Sapo jam bërë me djalë, fjala e parë e tij do jetë 'Tirona'"

- ADELA MERKO

Ndonjëherë jemi të dhënë kaq shumë pas punës dhe rutinës së përditshme saqë harrojmë se gjëja më kryesore është shëndeti. Kjo ndoshta vlen më shumë për sportistët, të cilët fatin e tyre dhe karrierën e kanë të lidhur ngushtë edhe me gjendjen fizike. Po çfarë ndodh kur problemet me shëndetin tejkalojnë mundësinë apo...

Ndonjëherë jemi të dhënë kaq shumë pas punës dhe rutinës së përditshme saqë harrojmë se gjëja më krye sore është shëndeti. Kjo ndoshta vlen më shumë për sportistët, të cilët fatin e tyre dhe karrierën e kanë të lidhur ngushtë edhe me gjendjen fizike. Po çfarë ndodh kur problemet me shëndetin tejkalojnë mundësinë apo pamundësin­ë për të ushtruar profesioni­n që ke zgjedhur në jetë? Po kur bëhet fjalë për situata më kritike që kanë të bëjnë direkt me të ardhmen dhe jo vetëm me luajtjen e një apo 30 ndeshjeve? Atëherë frika dhe dilemat bëhen vërtet të mëdha, sepse pikërisht aty nis t'i lutesh Zotit për një shans të dytë. Kjo i ka ndodhur Gentjan Muçës, mbrojtësit të Tiranës që iu desh të përballet me një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ishte çështje dëmtimi, por më e rrezikshme se kaq. Iu desh të luftonte me një tumor, që për fat të mirë rezultoi "beninj" dhe që tashmë e ka hedhur pas krahëve. Është një histori drithërues­e, të cilën vetëm familjarët e tij e dinin deri më sot... Në një rrëfim për "Panorama Sport" futbollist­i tregon peripecitë që ka hequr deri tani dhe kur mund të kthehet sërish në fushat e blerta.

Genti çfarë ka ndodhur me ty në 7 muajt e fundit, pse erdhi kjo ndërhyrje e dytë kirurgjika­le?

Nuk dua që ta bëj dramatike, pasi për fat u mbyll me kaq. Muaji i fundit nuk ka qenë aspak i lehtë për mua, sidomos kur më thanë "ke masë tumorale". Në korrik u diagnostik­ova me "displazi fibroze", që është masë tumorale beninje, te qafa e femurit të majtë.

Si e kuptove, pasi të gjithë dinim që kishe probleme me hernien diskale?

Ndodhi pas asaj ndërhyrje. Pasi fillova rehabiliti­min, po ndieja dhimbje te rrëza e kofshës së majtë. Pas kontrollev­e dhe biopsisë që bëra fillimisht në Shqipëri, në muajin korrik u diagnostik­ova me "displazi fibroze", e thënë shqip "masë tumorale beninje". Ishte e lokalizuar me pak fjalë. Më pas mora analizat dhe u nisa në Itali, ku bëra sërish kontrolle të tjera dhe një tjetër biopsi. Spitali në Torino vërtetoi diagnozën që mora edhe në Tiranë.

Kur je operuar?

Më 10 tetor dhe operacioni zgjati afro 3 orë, duke përfshirë përgatitje­t para ndërhyrjes. Pasi gërryen masën, më vendosën një material me fibra karboni, për të përforcuar strukturën e kockës.

Gjithçka qenka më e rëndë...

Arsyeja që nuk e bëra publike ishte prej familjes. Nuk doja të bëhesha objekt i mediave, për të shmangur një situatë edhe më të pakëndshme, pasi boll pritja 3-mujore na rëndoi të gjithëve.

Tashmë që kanë kaluar mbi 20 ditë nga ajo ndërhyrje, si është gjendja e Muçës?

Shyqyr Zotit, gjithçka shkoi mirë! Më mirë se kaq nuk mund të kishte. Falë ekipit mjekësor në Torino dhe materialit që më vendosën, që ishte fjala e fundit e shkencës, më dha prapë shpresë për t'iu rikthyer futbollit të luajtur. Pas muajit të tretë unë mund të nis edhe stërvitjen, pra në janar mund të zbres në fushë. Gjatë kësaj kohe më kanë këshilluar që të bëj biçikletë, pishina dhe, në fillim të vitit, më duhet që të shkoj në Itali për të bërë një tjetër kontroll.

Sa e vështirë ka qenë e gjithë kjo periudhë?

Vetëm periudha e pritjes që ndodhesha larg familjes, ishte tejmase e lodhshme. Por, falë kushërinjv­e të mi në Itali, konkretish­t vajzës së xhaxhait, e cila e shndërroi shtëpinë në hotel dhe spital në të njëjtën kohë, ia dola. Ndaj për këtë e falënderoj shumë.

Gjithnjë ke reflektuar që je një djalë më shumë forcë, sa të ka ndihmuar ky fakt që të kaloje këtë situatë?

Jam i fortë, për shkak të mbështetje­s së familjes, shoqërisë, klubit të Tironës, por mbi të gjitha Zotit. Të gjithë më ndihmuan që ta kaloja me sukses këtë sprovë. Gjej mundësinë të falënderoj agjencinë e sigurimeve shëndetëso­re "Sigal" për mbështetje­n që më ka dhënë për kurimin e sëmundjes në klinikat italiane, falë bashkëpuni­mit edhe me klubin dhe FSHFnë.

Sigurisht që nuk mund të harroj presidenti­n Refik Halili, i cili më ka mbështetur realisht shumë.

Pyetje e vështirë për t'u bërë, por a e ka menduar ndonjëherë Genti që të thotë "stop" dhe të mendojë tërheqjen nga futbolli?

Që të tregohem i sinqertë, në fillim mendova edhe më të keqen. Kur mora vesh diagnozën dhe u lexua skaneri, mendova shumë më shumë se do lija vetëm futbollin. Jo se unë doja të dorëzohesh­a, por ishte çështje risku.

Pas çdo të keqeje, thonë që vjen edhe e mira. Kështu ndodhi edhe me ty, pasi ke pak ditë që je bërë baba...

E thënë ndryshe: "pas vështirësi­së, vjen lehtësimi". Pas asaj periudhe të vështirë, u riktheva në kohë në Shqipëri për të pritur ardhjen në jetë të fëmijës tim të parë. Me ardhjen në jetë të djalit, gjithçka m'u bë më e lehtë. Ai më bëri të mundur që të harroja sikletin e këtyre muajve.

Na rrëfe pak, si është të jesh "baba"?

Nuk jam mësuar akoma të them të drejtën.

Në momentin që do të thotë fjalët e para, do bëhet gjithçka edhe më e lehtë...

Jam i sigurt që fjala e parë që do të thotë do të jetë "Tiro-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania