Panorama Sport (Albania)

Mici: Nuk kemi presion, vijmë vetëm për futboll

-

I pranishëm në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Partizanin e Beogradit, bashkë me trajnerin Ilir Daja, ishte edhe mbrojtësi Gledi Mici. Ai u shpreh se ekipi ka ardhur në Beograd vetëm për futboll dhe asgjë më shumë. Korçarët duket se e kanë analizuar mirë kundërshta­rin dhe do të provojnë të marrim maksimumin nga kjo sfidë. Në fjalën e tij, futbollist­i ka bërë me dije se skuadra është e përqendrua­r që të bëjë mirë në fushën e lojës dhe të shmangë cilindo presion të jashtëm që nuk ka të bëjë me lojën.

KONFERENCA - Në fillim, futbollist­i është pyetur lidhur me optimizmin e korçarëve dhe synimin për të fituar, nëse është shndërruar në presion të tepërt për lojtarët. Ai ka bërë me dije se lojtarët janë të përgatitur që të fokusohen vetëm te ndeshja dhe në asnjë aspekt tjetër jashtë fushe. "Atmosfera në ekip është mjaft e mirë. E kemi përgatitur si ndeshje të radhës dhe pa shumë presion. Është sfidë shumë e vështirë, por do të japim maksimumin për të marrë, pse jo, edhe tri pikët", tha fillimisht Mici, i cili, më tej, shtoi në lidhje me tensionin e shfaqur në minutat e fundit të përballjes së luajtur në "Elbasan Arena". "Mendoj se në minutat e fundit nuk pati ndonjë gjë serioze. Është vetëm pjesë e lojës, kur lodhja ndikon dhe kërkohet ndonjë kujdes më i madh. Jemi përgatitur të gjithë që ta kemi mendjen te futbolli, të jemi të përqendrua­r sepse është kundërshta­r cilësor që mund të na ndëshkojë pas çdo gabimi", ka deklaruar Gledi Mici gjatë konferencë­s së djeshme para ndeshjes me Partizanin e Beogradit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania