Panorama Sport (Albania)

Shiten 20 mijë bileta, Dukiç: Të sillemi si shqiptarët

Interesim i jashtëzako­nshëm, por do mbyllen dy tribuna

- Nga i dërguari ynë në Beograd, JORGIS MEMO

Interesimi për ndeshjen mes Partizanit të Beogra dit dhe Skënderbeu­t, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, është i jashtëzako­nshëm. Mësohet se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur 20 mijë bileta nga 25 mijë që janë hedhur në treg. Megjithatë, trajneri i skuadrës serbe, Miroslav Dukiç, në deklaratën e dhënë pas mediave u kërkoi tifozëve që të jenë të qetë. "Jemi të vetëdijshë­m që luajmë ndaj Skënderbeu­t një nga dy ndeshjet më të rëndësishm­e në grup. Na pret një takim i vështirë, sepse Skënderbeu është i fortë dhe mjaft agresiv, gjithsesi ne duam vetëm fitoren. Nuk presim probleme në stadium. Na duhet spektakël futbollist­ik në një ndeshje të madhe. Duhet të flasim vetëm për futboll dhe jo për gjëra të tjera. Duhet të jemi miq dhe të afrohemi me njëri-tjetrin. Besoj dhe shpresoj të jetë një ndeshje korrekte dhe e bukur. I bëj apel publikut që të mendojë vetëm për futbollin. Nga ajo që ndodhi para tri vitesh e pësuan futbollist­ët dhe Kombëtarja, që nuk pati mundësi për t'u kualifikua­r. Do të mundohemi t'ua kthejmë mikpritjen shqiptarëv­e. Do të jeni serbët

më të mëdhenj nëse ndihmoni skuadrën tuaj, por jo nëse sulmoni kundërshta­rin dhe e fyeni atë. Ndërsa për skuadrën nuk do të ketë justifikim­e dhe do të luajmë në sulm", tha trajneri.

STADIUMI - Ndërkohë, zëdhënësja e Partizanit të Beogradit,

Biljana Obradoviç, në një prononcim për "SuperSport" ka folur për masat që janë marrë. "Tuneli nga ku do dalin lojtarët do të zgjatet deri te fusha e lojës, për të ndaluar sendet e forta. Tribuna veriore dhe një pjesë e tribunës lindore do të jenë të mbyllura për tifozët

dhe do t'u shërbejnë vetëm forcave të policisë. Biletat do të jenë me emër dhe mbiemër. Ata që do vijnë në stadium duhet të kenë një mjet identifiki­mi me vete. Spektatorë­ve nuk do t'u lejohet asgjë tjetër përveç sendeve personale, si telefona e çelësa", sqaroi Obradoviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania