Panorama Sport (Albania)

Skënderbe, bëju të fala nga Kushta

"Ishin më të fortë se sot, Skënderbeu ia del se ata kanë presion"

- ERMAL SIKA

Skënderbeu pa dy shim që nuk është skuadra favorite në duelin e sotëm ndaj Partizanit të Beogradit. Për shumë arsye, ndoshta për cilësinë, ndoshta për traditën, ndoshta për stadiumin dhe mbështetje­n e zjarrtë që do të kenë serbët, por edhe për historinë... Por, imagjinoje­ni pak se çfarë ndodh nëse Skënderbeu bën të papriturën dhe merr një fitore në Beograd? Nuk është vetëm çështje nacionaliz­mi. Është mbi të gjitha çështje ekonomike, por edhe një shans i madh dhe i artë që do të kenë korçarët për të synuar kualifikim­in. Kualifikim që do t'i bënte ekipet shqiptare të hidhnin një hap të rëndësishë­m në arenën europiane. Por, si arrihet kjo? Shembullin e kemi në shtëpi. Të largët, 30 vite më parë, por e kemi në shtëpi. Sigurisht që mjafton për t'u marrë shembull, për të qenë një pikënisje e mirë për të rishkruar historinë. Për të bërë një arritje të madhe në Beograd, së pari, duhet një skuadër e mirë, por mbi të gjitha një skuadër burrash dhe djemsh që të zbresin në fushë pa frikë për të dhënë maksimumin. Por, ndonjëherë kjo nuk mjafton. Duhet që edhe dikush në fushën e lojës të ketë një talent të madh për të udhëhequr ekipin. Një i "shfrenuar", një i çliruar, një pa presion. I tillë ka qenë vetëm Sokol Kushta, që në gjithë atë trysni të madhe, por edhe në ato kushte modeste që ishin ekipet shqiptare, ia doli të bënte histori. Por, ai ekip kishte një sens patriotizm­i dhe një zemër të madhe. Nëse Skënderbeu do të kishte 11, Kushta në fushë do të fluturonte, por do t'i mjaftojë edhe 1 për të dhënë një shkëndijë dhe një shpresë, për të përsëritur historinë. Ja çfarë thotë për "Panorama Sport" legjenda vlonjate që tronditi serbët. Sokol Kushta ka besim se Skënderbeu mund të marrë një rezultat pozitiv. Ai thotë se ekipi i Partizanit të asaj kohe ishte shumë herë më i fortë sesa ky i sotmi dhe shpreson që Skënderbeu të marrë një rezultat pozitiv.

Sokol, në syrin tuaj, me atë që keni parë edhe në ndeshjen në Elbasan, sa shanse ka Skënderbeu të marrë një rezultat të mirë në

Serbi?

Duke ndjekur ndeshjen e parë të Partizanit, mendja më shkonte direkt te ndeshja e para shumë viteve. Në atë ndeshje, vura re një Partizan që mund ta krahasoj me një ekip të shpresave të dikurshme të Partizanit dhe këtë e them si

nivel. Unë e kam thënë që Skënderbeu është padiskutim ekipi më i mirë pas viteve '91. Është ekipi më i organizuar dhe me më shumë arritje. Skënderbeu po bën histori. Ju më pyesni nëse Skënderbeu i ka mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv. I uroj shumë

fat Skënderbeu­t në këtë takim!

Ju mendoni se mund ta fitonte ndeshjen?

Patjetër që ishin mundësitë. Dua të them se Skënderbeu me pak më shumë besim duhet të kishte fituar ndeshjen.

Mendoni se do të kalojë e qetë ndeshja e nesërme *sot+?

Mendoj se ndeshja e dytë do të jetë e egër në atë stadium të mbyllur dhe me ata tifozë të egërsuar.

Mendoni se presioni do të jetë mbi serbët dhe korçarët duhet ta shfrytëzoj­në më shumë këtë?

Pa diskutim që presioni është mbi ata, pra, mbi serbët në këtë ndeshje. Skënderbeu është më i qetë.

Goli juaj ka mbetur në memorien e shumë tifozëve. Si ndiheni?

Dua të them se, për sa i përket golit, ai ka bukuri. E theksoj se bukuria është sidomos kur dikush shënon në Beograd

dhe sjell një kualifikim. Fatmirësis­ht ai gol ka ngelur dhe mua më pëlqen kur më kujtojnë.

Pas atij goli, çfarë ju erdhi menjëherë në mendje?

Nuk mund të mendoj gjë tjetër një sulmues, vetëm golin.

Ju kanë ftuar drejtuesit e Skënderbeu­t për të qenë me ekipin?

Unë e kam ftesën gjithmonë në xhep nga presidenti i Skënderbeu­t, Ardian Takaj. Isha edhe në Elbasan. Kam dëshirë që të shikoj një ndeshje të Skënderbeu­t, por nuk kam pasur mundësi për shkak të angazhimev­e të mia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania