Panorama Sport (Albania)

-

Quhet Filip Vukadinovi­ç dhe është një serb tejet i moderuar. Ka studiuar për tri vite në Tiranë për gjuhën shqipe. Po, po, për gjuhën shqipe. Madje thotë se e do shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. E rrallë kjo në këto kohë tensioni të panevojshë­m, por tejet mbresëlënë­se. Djaloshi nga Serbia thotë se përfundoi duke studiuar gjuhën tonë prej një kënge shqipe… Shokët shpesh e ngacmojnë për këtë, por ai nuk ua vë veshin. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", Vukadinovi­ç rrëfen edhe situatën në Beograd së para ndeshjes së vendësve me Skënderbeu­n. Si ka mundësi që një djali serb i lind dëshira për të mësuar gjuhën shqipe? Kur kam qenë në shkollë të mesme, kam dëgjuar rastësisht një këngë shqipe në "youtube" dhe më ka pëlqyer shumë. Më pas vazhdova edhe me këngë të tjera dhe aty e zbulova dashurinë që kisha për gjuhën shqipe.

Çfarë bëtë më pas? U regjistrov­a në degën e Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik në Beograd dhe më pas në Tiranë bëra masterin. Kam shumë pak kohë që jam kthyer në Beograd nga Tirana, ku kalova tri vite e gjysmë. Ju kanë ngacmuar shpesh miqtë tuaj për zgjedhjen që keni bërë dhe si jeni ndier?

Është një pjesë e përditshmë­risë së jetës sime dhe jam mësuar me të gjitha. Por, nuk mund të them se kam pasur përvojë të keqe për shkak të kësaj zgjedhjeje.

Keni jetuar në Shqipëri, çfarë mendimi keni për popullin shqiptar?

E dua shumë popullin shqiptar dhe e them sinqerisht këtë gjë, pasi kam kaluar tri vite e gjysmë atje dhe asnjëherë nuk e kam fshehur identiteti­n tim ose vendin nga vij, pasi kam pasur gjithmonë reagime pozitive. Për cilën skuadër do të bëni tifo nesër (sot)? Futbolli nuk më intereson shumë si sport dhe nuk kam si të jap ndonjë mendim. Nuk jam i njohur me cilësitë e asnjë skuadre dhe nuk di çfarë të them. Një pjesë e zemrës është me Beogradin tim dhe një pjesë me Skënderbeu­n. Pritet të ketë probleme gjatë zhvillimit të ndeshjes?

Shpresoj të mos ketë probleme, sepse ekipi i Partizanit është mirëpritur në Shqipëri dhe shpresoj që edhe ne të jemi në gjendje t'ia kthejmë Skënderbeu­t atë mikpritje, pse jo edhe më mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania