Panorama Sport (Albania)

Kalari: Të mos e diskutojmë Kamzën, na presin vetëm ndeshje karakteri

-

Partizani nuk po dhuron paraqitje pozitive në këtë fillimsezo­ni, por për mbrojtësin Renaldo Kalari situata do të kalojë shpejt. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, mbrojtësi ka analizuar situatën aktuale, ku dëmtimet në sulm kanë ndikuar ndjeshëm. Kalari pohoi se sfidat në vijim janë ndeshje karakteri për Partizanin dhe shpreson që nga dueli me Kamzën të vijë kthesa.

Kalari, pas tri fitoreve radhazi, Partizani nuk e mban ritmin dhe mundet në shtëpi nga Flamurtari...

Vinim mbas 3 fitoresh dhe ishim të bindur për fitoren e 4-t në kampionat. Disa gjëra nuk shkuan siç donim. E dominuam kundërshta­rin. Na mundi me 2 goditje në portë, ku në të parën na shënoi. Bëmë shumë volum loje, por nuk arritëm t'i shfrytëzon­im ato pak raste. Na vjen keq, bëmë një nisje të keqe. Tensioni tani sa vjen e rritet. Jemi ndjerë keq, gjendja psikologji­ke nuk është e mirë sepse u mundëm në fushën tonë. Gjithsesi do shohim përpara. Ka akoma ndeshje, nuk ka mbaruar as çereku i kampionati­t dhe jemi të bindur se do të rikthehemi.

Partizani po tregon luhatje. A mbetet sulmi pika më e dobët? Nuk do ta quaja luhatje në lojë, pasi nga ndeshja në ndeshje kemi ardhur duke e rritur nivelin e lojës, kemi filluar të kuptohemi më mirë me njëri-tjetrin. Ndoshta te rezultatet, po, kemi luhatje. E preka edhe më parë, duhet të shfrytëzoj­më në maksimum rastet për shënim. Për sa i përket sulmit, realisht ndihet mungesa e Sukajt dhe Çanit, nëse do t'i kishim edhe ata të gatshëm për skuadrën, besoj se do të kishim një tjetër paraqitje dhe rezultate. Për Kamzën pritet që mungesat të jenë më të shumta, si e shikoni këtë takim ku kërkohet rikthimi te fitorja? Pavarësish­t gjendjes jo të mirë psikologji­ke, po përgatitem­i për të dalë nga kjo situatë. Duhet të japim maksimumin për ta fituar ndeshjen, kjo nuk duhet të vihet aspak në diskutim. Nga tani e në vazhdim, për ne janë ndeshje karakteri dhe duhet të tregojmë që jemi po ai ekip i fortë që të gjithë njohin. Pavarësish­t se konsideroh­et ndeshje në transfertë, ndaj Kamzës thuajse do të luani si në shtëpi...

Mbështetja e tifozëve nuk na ka munguar asnjëherë, si në shtëpi, ashtu edhe në takimet në transfertë. Ata kanë qenë të shumtë duke na përkrahur fort dhe për këtë fakt ndjehemi keq, pasi nuk kemi arritur t'i kënaqim. Ndërsa për ne si skuadër, nuk përbën aspak problem nëse luajmë në shtëpi apo jashtë, pasi jemi të detyruar për t'i fituar të gjitha ndeshjet. Aspekti fushë nuk përbën ndonjë ndryshim të madh, për më tepër që nga 3 fitore, 2 i kemi arritur jashtë fushës tonë.

Ndaj Kamzës gjeni trajnerin Ndreu, me të cilin keni punuar te Kastrioti...

Trajneri Ndreu ka krijuar një skuadër të mirë. Unë e di çfarë kërkon ai. Do agresivite­t dhe lojë të fortë. E njeh shumë mirë kampionati­n shqiptar. Kamza në drejtimin e trajnerit Ndreu po bën mjaft mirë në këtë sezon dhe sigurisht do të jetë një ndeshje e luftuar. Ne kemi objektivat tona, e respektojm­ë kundërshta­rin, por duhet të tregojmë karakterin dhe personalit­etin tonë si skuadër dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë përballje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania