Panorama Sport (Albania)

Mesfushorë­t Lika e Krymi trembin Vllazninë para sfidës me Skënderbeu­n

Dy lojtarët me probleme, mbetet në dyshim aktivizimi

-

Vllaznia ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e së dielës me Skënderbeu­n, e cila konsideroh­et shumë e rëndësishm­e për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat. Ajo që është vënë re, ka qenë shqetësimi i shfaqur nga stafi teknik për dy prej lojtarëve titullarë të ekipit. Mesfushori Krymi vijon të ketë një problem muskulor që nga ndeshja e Kukësit dhe po trajtohet me kujdes, ndërkohë që kapiteni Lika ka një virozë gripale. Stafi mjekësor po punon me kujdes me të dy futbollist­ët, në mënyrë që të bëhen gati për të dielën, megjithatë gjendja e tyre do të shihet në ditët e ardhshme dhe më pas do të vendoset nëse do të jenë në fushë apo jo. Optimizmi - Ajo që duhet përmendur është se klima në kampin shkodran duket shumë pozitive dhe entuziaste. Futbollist­ët kanë shprehur besim në vazhdimin e rezultatev­e pozitive dhe për këtë arsye fokusi do të jetë i përqendrua­r te ndeshja e së dielës ndaj Skënderbeu­t, ku pavarësish­t emrit të kundërshta­rit do të tentohet marrja e fitores. Vllaznia i ka mundësitë për ta bërë këtë gjë dhe do të kërkojë ta demonstroj­ë edhe në fushën e lojës. Ndërkohë dje, ekipi ka vijuar me procesin stërvitor që ka konsistuar sërish në dy seanca. Paradreke, futbollist­ët kanë qenë në palestër, ndërsa pasdite në fushën sportive të "Shtojit". Pavarësish­t se Vllaznia do të luajë në fushën sportive "Reshit Rusi", sërish tekniku Gjoka vijon që të përgatisë ekipin e tij në stërvitje në një fushë me bar natyral. Analiza - Ekipi ka zhvilluar analizën e ndeshjes së kaluar, asaj me Kukësin. Siç ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes së tij zyrtare, në të kanë marrë pjesë përveç futbollist­ëve dhe stafit teknik edhe dy drejtuesit e lartë të klubit, administra­tori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Gjatë diskutimev­e të bëra, ndeshja është konsiderua­r përgjithës­isht si pozitive, por që ka pasur pa dyshim brenda edhe gabime, të cilat duhet punuar për t'i korrigjuar në ndeshjet e ardhshme. Madje duke kërkuar pse jo edhe një fitore në përballjen ndaj korçarëve. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania