Panorama Sport (Albania)

Magani ngre zërin në stërvitje, dëmtohet Lena

-

Teuta vijon me përgatitje­t në terren dhe dje "djemtë e detit" zhvilluan dy seanca stërvitore. Ajo e paradites ishte e karakterit tekniko-taktik, ndërsa pasdite ekipi zhvilloi disa minindeshj­e brenda grupit. Skuadra është në rritje të vazhdueshm­e me trajnerin Magani, që kërkon gjithmonë maksimumin nga të tijtë. Gjatë një aksioni, Latifi u pengua në zonë dhe u ngrit duke parë nga trajneri peqinas, ndërsa ky i fundit i bërtet nga distanca, duke i thënë se fitohet kështu penalltia në një ndeshje normale. Gjithashtu Magani e ndali disa herë stërvitjen dhe kërkoi nga lojtarët përqendrim në lojë dhe respektim të të gjitha detyrave që ai jep. "Në disa momente të ndryshme më duket sikur nuk e keni mendjen fare te loja. Çfarë është kjo sjellje kështu? Këtu ka disa lojtarë që i kam pasur shumë për zemër dhe i kam ndihmuar shumë, por ata më kanë zhgënjyer më shumë nga të gjithë. E dini ju për kë e kam fjalën, nuk është nevoja të përmend emra. Mos më zhgënjeni, punoni fort dhe përqendroh­uni te loja. Nuk duhet të shikoni vetëm kundërshta­rin, por edhe shokët e skuadrës. Dua shkathtësi dhe shpejtësi mendimi", u tha Magani lojtarëve pas minindeshj­es që zhvilloi me grupin.

Formacioni - Gjatë stërvitjes së pasdites, trajneri Magani provoi disa skema të ndryshme dhe i ndryshoi disa herë lojtarët, në mënyrë që të krijojë një ide më të qartë rreth ekipit që do të hedhë në fushë kundër Laçit. Pak para përfundimi­t të stërvitjes, kapiteni Nijas Lena ndjehu një shqetësim në hije dhe u detyra të largohet nga fusha. Sipas stafit mjekësor, nuk bëhet fjalë për diçka serioze, megjithatë ditën e sotme do të mësohet shkalla e vërtetë e këtij dëmtimi. Nga ana e stafit teknik shpresohet që lojtari të mos ketë asgjë shqetësues­e dhe të jetë gati për ndeshjen e radhës që durrsakët do të luajnë në shtëpi ndaj Laçit, ku objektivi i vetëm mbetet fitorja. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania