Panorama Sport (Albania)

Katër dëmtimet që “gjymtuan” Kukësin

Hallaçi dhe Musolli gati për në Vlorë, dy nuk ia dalin

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do të jetë të dielën në Vlorë, ku synimi i vetëm për verilindor­ët është trepikëshi, pavarësish­t se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë duke parë se Flamurtari është dy pikë larg verilindor­ëve. Por, nga mënyra se si janë zhvilluar ngjarjet në kampin kuksian, vetëm fitorja largon presionin dhe hendekun mes presidenti­t Gjici dhe stafit teknik. Fakti që Skënderbeu është pesë pikë më shumë sesa Kukësi në renditje, shqetëson pa masë kreun e klubit. Gara për titull pritet të jetë shumë e fortë, por vetëm nëse Kukësi ecën me të njëjtin "marsh" si Skënderbeu, pasi në të kundërt shumë shpejt komprometo­het objektivi "titull" për kampionët në fuqi këtë vit. Për ndeshjen e radhës ndaj vlonjatëve, për trajnerin Milinkoviç pritet të rikthehet nga minuta e parë kapiteni Hallaçi dhe mesfushori Musolli.

DËMTIMET - Dëmtimet janë kthyer në makth te Kukësi, pasi lojtarët liderë të saj si Shameti, Zeqiri, Hallaci, Musolli kanë pasur probleme dhe kanë qëndruar për një kohë të

gjatë jashtë fushave. Mbrojtësi gjirokastr­it ra "viktimë" e tapetit të stadiumit "Zeqir Ymeri" në Kukës, ku në takimin ndaj Laçit i luajtur me datë 24 shtator, gjatë një dyluftimi ka shembur thembrën. Nga dhimbjet, Shameti kërkoi zëvendësim. Dëmtimi në

pamje të parë u konsiderua jo serioz, por nga ekzaminime­t e mëvonshme ai rezultoi i rëndë, aq sa me urdhër të mjekëve shqiptarë dhe atyre grek të PAS Janinës, por dhe për shkak të dhimbjeve, futbollist­i me mjaft eksperienc­ë nuk mundej të kryente ushtrime

me topin për me tepër se tri javë. Aktualisht Shameti u është kthyer fushave duke kryer stërvitje dhe nga provat e bëra, pritet që në takimin ndaj Kamzës në mesin e muajit të jetë 100 për qind i gatshëm. Ndaj Flamurtari­t prezenca e tij është e dyshimtë,

pasi nëse aktivizohe­t rrezikon dëmtim edhe më të rëndë.

ZEQIRI - Mesfushori vlonjat Hair Zeqiri është një prej mesfushorë­ve të klubit verilindor, që kur ishte në momentin më të mirë të tij, u dëmtua. 29-vjeçari luajti në sfidën Kukësi- Skënderbeu, me datë 2 tetor për pak minuta, e pas përfundimi­t të këtij takimi vlonjati rezultoi se kishte pësuar një tërheqje muskulore, dëmtim i cili e mban që nga ajo ditë e deri në takimin ndaj Flamurtari­t jashtë fushave. Zeqiri ka luajtur vetëm 185 minuta. Ai pritet të rikthehet në ndeshjen e radhës.

HALLAÇI - Kapiteni u dëmtua në sfidën në transfertë që Kukësi fitoi bindshëm në Gjirokastë­r me rezultatin 0-3. Hallaçi gjithashtu u zëvendësua në pushim të ndeshjes dhe nga ekzaminime­t e bëra, mbrojtësi i djathtë rezultoi se kishte pësuar tërheqje të një grade të lehtë. Pritet që mungesa e tij të zgjasë deri në sfidën ndaj Kamzës, në të cilën ai mendohet të jetë 100 për qind i gatshëm.

Musolli - Mungesë e vyer për formacioni­n kuksian ka qenë dhe Besar Musolli, i cili që mbas grumbullim­it me Kombëtaren e Kosovës, më datë 10 tetor, ka ardhur me probleme shëndetëso­re dhe që prej asaj date ka munguar plot 3 javë. Musolli ka pasur probleme shëndetëso­re dhe është rikthyer vetëm në takimin ndaj Vllaznisë dhe ka luajtur për disa minuta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania