Panorama Sport (Albania)

Bushi-Panuçi, pakt për talentet e U-21

Shanset për kualifikim, Shpresat të plota ndaj Irlandës së Veriut

- OLSI TUJANI

Embani mend peri udhën kur De Biazi u bënte "zbor" trajnerëve të Kombëtares Shpresa, Jupit apo edhe Bushit së fundmi? Kur ish- tekniku i përfaqësue­ses merrte vazhdimish­t talente nga ekipi Shpresa, qoftë edhe pa iu dhënë asnjë minutë dhe duke mos i lënë në dispozicio­n të U-21? Diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë më. Të paktën së afërmi. Gazeta ka mësuar se ka pasur një pakt mes dy trajnerëve, Alban Bushit dhe Kristian Panuçit.

PAKTI - Në takimin e fundit që ka pasur trajneri i Kombëtares me atë të përfaqësue­ses U- 21, zhvilluar javën e shkuar, kur Panuçi ka qenë në vendin tonë, mësohet të ketë rënë dakord që Shqipëria U- 21 të ketë të plotë grupin e lojtarëve për sfidën e radhës kualifikue­se. Kombëtarja Shpresa do të luajë ndeshjen zyrtare kundër Irlandës së Veriut dhe nga pakti mes dy teknikëve, U-21 nuk do të ketë asnjë firo. Edhe kjo është disi e çuditshme, nisur nga fakti që për talente që janë duke shpërthyer si Bare apo edhe Emanuele Ndoj, ose ndonjë tjetër, do të humbasin një shans ideal për t'u testuar, duke qenë se Shqipëria luan miqësore me Turqinë. Kjo, për faktin se në përballje si ato të fundit që patëm ndaj Spanjës apo Italisë, shanset për të rinjtë janë thuajse zero të mund të testohen. Megjithatë, duke qenë se kuqezinjtë e vegjël janë ende në garë për kualifikim­in në Europian, një pakt i tillë mund të marrë vlerë. Sigurisht, prej faktit se për çdo talent të Kombëtares U-21, dera do të jetë e hapur për kalimin në Kombëtaren A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania