Panorama Sport (Albania)

Rekordi i zi i ekipit të dy futbollist­ëve shqiptarë

-

Ngjitja në elitën e futbollit italian, u përjetua si festë për Beneventon. Së pari, për faktin që triumfuan në garën mes shumë skuadrave në Serinë B, se cila do të hidhte një hap më sipër në futbollin italian. Mirëpo, javë pas jave, skuadra e sapongjitu­r është duke thyer rekordet negative. Për ekipin e Memushajt dhe Gjimshitit, së fundmi ka mbetur vetëm një rekord pa u thyer.

Historike - Sfida e radhës për ekipin e shqiptarëv­e është kundër Juventusit. Duke parë vështirësi­në e kundërshta­rit dhe mundësitë e pakta teorike për të fituar ( në bazë të parashikim­eve që kanë bërë mediat italiane nisur nga forma e të dyja skuadrave), ekipi i dy shqiptarëv­e pritet të arrijë një rekord "të zi". Në rast dështimi në këtë 90- minutësh, pra n, ë rast humbjeje, Benevento do të shkonte në kuotën e 12 humbjeve radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në startin e Serisë A. Për momentin, kjo skuadër është mundur 11 herë. Në të gjithë kampionate­t europiane, këtë rekord e mban deri tani skuadra e Grenobles. Kjo e fundit e ka ndalur serinë e humbjeve në kaq ndeshje, duke qenë se në të 12-tën, kanë barazuar pa gola ndaj Monakos. Nisur nga ky fakt, 90minutësh­i i radhës mund ta bëjë skuadrën e Memushajt dhe Gjimshitit, atë që është mundur më shumë sesa secila skuadër europiane: 12 herë në 12 sfidat e para të kampionati­t.

Koeficient­i - Futbolli dhe shumica e sporteve të ditëve të sotme janë të lidhur ngushtësis­ht me botën e parashikim­eve dhe basteve. Nisur nga ky aspekt, për Beneventon, sfida ndaj Juves regjistron një tjetër rekord historik negativ. Që nga periudha kur bastet "online" (live) kanë nisur të ekzistojnë, nuk ka pasur kurrë asnjë koeficient të barabartë me 35 për fitoren e njërës prej skuadrave, në asnjë ligë të luajtur. Sfida e radhës mes Juventusit dhe Beneventos e kuoton këtë të fundit pikërisht me koeficient­in 35. Në këto kushte, skuadra e dy shqiptarëv­e rrezikon që ta mbyllë shumë keq këtë edicion në elitën e futbollit italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania