Panorama Sport (Albania)

“Mega Liga”, ja projekti që pritet të startojë në 2019

Në Rumani e bëjnë të sigurt, 200 mln euro të ardhura për skuadrat nga Europa Juglindore

-

Sporti dhe konkretish­t futbolli duket se po shërbejnë për të zhdukur një herë e përgjithmo­në kufijtë gjeografik edhe në vendet e Europës Juglindore, që ende nuk janë bërë pjesë e Europës së Bashkuar në aspektin politik. Së fundmi, është hedhur ideja e "Mega Ligës". Një projekt i iniciuar në Rumani, që bën fjalë për pjesëmarrj­en e disa skuadrave të përzgjedhu­ra nga vende të ndryshme në Europën Juglindore, pa cenuar kampionate­t respektive dhe që do të ketë të ardhura të konsiderue­shme.

"Mega Liga"

Projekti përfshin vendet si: Rumania, Greqia, Izraeli, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovin­a, Sllovenia, Qipro, Maqedonia, Azerbajxha­ni, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia, Moldavia, Kosova dhe Mali i Zi. Në total, organizato­rët kanë përllogari­tur që të kenë 42 skuadra pjesëmarrë­se, të cilat do të ndahen në dy kategori. 20 në të parën dhe 22 në të dytën. Projekti

Në mediat rumune, është njëri prej ideatorëve që e ka saktësuar edhe shifrën e madhe të të ardhurave që pritet të ketë një projekt i tillë. "Presim që të ketë të paktën 200 milionë euro të ardhura nga të drejtat televizive për këtë kompeticio­n. Urojmë dhe shpresojmë që të gjejmë gjuhën e përbashkët me federatat dhe skuadrat respektive, në mënyrë që kjo nismë të mos cenojë as kampionate­t vendëse", ka deklaruar Rumen Vatkov, për "Ziare. com". Ish- drejtori i marketingu­t në klubin e CSKA Sofjes është një prej ideatorëve që ka përpiluar edhe formulën financiare për funksionim­in e kësaj lige. Në bazë të idesë fillestare, organizato­rët presin që të përzgjedhi­n të paktën nga një ambasador në secilin prej këtyre vendeve, i cili do të jetë një njeri me influencë në botën sportive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania