Panorama Sport (Albania)

Nga Dinamo në Itali, Qato në rrugën e suksesit

Historia e mesfushori­t 19-vjeçar shqiptar që po shkëlqen në vendin fqinj

-

Nga Dinamo tek Avelino dhe tani te Vastoxhira­rdi në Serinë D. Klinti Qato, mesfushori shqiptar që ka qenë pjesë e bluve në Shqipëri, tashmë po shijon suksesin në Itali. 19-vjeçari sakrifikoi për një vit duke bërë vetëm stërvitje me skuadrën e Avelinos, por tani po tregon aftësitë e tij me ekipin e Vastoxhira­rdit ku po shkëlqen me golat dhe asistet. HISTORIA

Dy vite më parë, Qato vendosi të linte Shqipërinë dhe u transferua në Itali. Fillimisht, u bë pjesë e skuadrës së Avelinos ku

qëndroi aty për një vit. Por, për shkak se klubi nuk arriti që të bënte dokumentac­ionin e plotë, mesfushori për një vit bëri vetëm stërvitje dhe u aktivizua në ndeshjet miqësore. Në janar të këtij viti, lojtari transferoh­et te Vastoxhira­rdi në Serinë D në Itali. Paraqitje

shumë të mira dhe gola njëkohësis­ht. Lojtari e fitoi shumë shpejt vendin e tij në formacion, në një kohë që presidenti po bindej nga java në javë se Qato ishte një zgjedhje e duhur.

FORMA E MIRË

Qato e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon. Në tri ndeshjet e para, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste në fitoren e fundit 5-0. Aktualisht, Vastoxhira­rdi renditen në vendin e dytë, ndërsa Qato është një prej titullarëv­e të padiskutue­shëm të skuadrës. Mediat italiane flasin për një futbollist të talentuar dhe me të ardhme. Portali "Molisenetw­ork. net" i ka kushtuar një shkrim mesfushori­t të avancuar. "Jam shumë i lumtur që gjendem në këtë realitet. Është një ambient shumë i mirë ku të gjithë kërkojnë të japin maksimumin për skuadrën. Ekipi do të bëjë gjithçka për t'u ngjitur më lart. Nuk ndihemi aspak inferiorë ndaj askujt. Ky është një kampionat i komplikuar që është i hapur deri në javën e fundit. Kemi në përbërje futbollist­ë cilësorë me eksperienc­ë në kategori më të larta dhe, në këtë mënyrë, do të kërkojmë të fitojmë në çdo sfidë", shprehet lojtari në prononcimi­n e tij për portalin italian. "Shpresoj që në të ardhmen të luaj si profesioni­st në kategori më të larta. Këtu në Molise ndihem shumë mirë dhe është një ambient perfekt, si në aspektin njerëzor, edhe atë futbollist­ik. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të luaj në një kategori më lart, ndoshta edhe me Vastoxhira­rdin", deklaronte Klinti Qato në prononcimi­n e tij për portalin italian. Besar Bozgo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania