Panorama Sport (Albania)

Hamilton sulmon: Fetel avantazhoh­et nga gjyqtarët

Kampioni i botës nuk e përtypi përfitimin në SHBA

-

Mes Luis Hamiltonit dhe Sebastian Fetelit tashmë është një luftë e hapur. Edhe pse piloti i Mercedesit u shpall kampion bote në Meksikë, viti i britanikut ka qenë plot mllef, sepse sipas tij, kundërshta­ri i Ferrarit u ndihmua edhe nga gjyqtarët e pistës, sidomos në Ostin, në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë ai nuk ngurroi që ta bëjë hapur gjatë një bashkëbise­dimi, ndërsa garonte, me Çarli Uajting, shefin e inxhinierë­ve. Ndoshta, për të mund të kishte ardhur edhe një ndëshkim, duke qenë se tashmë bisedat mes pilotëve dhe bokseve janë të hapura dhe lehtësisht të transkript­ueshme edhe për teleshikue­sit, por Hamilton as që ka dashur t'ia dijë për këtë. Media spanjolle ka zbardhur bisedën në lidhje me parakalimi­n e bërë nga Fetel ndaj tij, me gjermanin që doli jashtë kordonëve të pistës, duke pasur një avantazh të vogël. Pikërisht në lidhje me këtë episod në Ostin, piloti kërkoi shpjegime: "Pse Fetel nuk u ndëshkua, por isha unë i vetmi. Ky është një avantazhim i hapur nga ana e gjyqtarëve. Të gjithë e panë hapur se çfarë ndodhi", shfrynte Hamilton. Ndërkohë, Uajting ia ka shpjeguar arsyen: "Pati një avantazh të vogël në atë kthesë, por nuk është se të fitoi ndonjë hapësirë të madhe në kohë, sepse distanca është po e njëjta. Vërtet u hap pak më shumë në kthesë, por nuk përfitoi asgjë. Gjithçka është brenda normave, garo i qetë", përgjigjej kryeinxhin­ieri. Dhe,

fatmirësis­ht, në fund gjithçka shkoi mirë për Hamiltonin, pasi ai parakalim nuk ndikoi në suksesin e tij në Ostin, ashtu sikurse as aksidenti mes tij, Fetelit dhe Vershtapen­it në Meksikë, ku Hamiltonit i mjaftoi edhe vendi i nëntë për t'u shpallur kampion bote.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania