Panorama Sport (Albania)

Apolonia tregon "muskujt", Kamza i dorëzohet

-

Skuadra e Apolonisë nuk e ka diskutuar fitoren me Kamzën, teksa ka triumfuar në tri perioda dhe barazuar në të fundit. Ka qenë një lojë e bukur që në fillimin e saj për mikeshat fierake, të cilat kanë zotëruar topin në çdo moment që ai ishte në lojë. Ndërsa lojtaret e Kamzës kanë qenë më pak të përqendrua­ra, por dhe mosha e tyre mjaft e re bën që ato të mos jenë shumë të përgatitur­a e rezistente, pavarësish­t këshillave të vazhdueshm­e të trajnerit Maksim Kristo. Për sa i përket ecurisë së lojës, Apolonia fitoi në periodën e parë 24-7 dhe të dytën 12-17 duke shkuar në pushim me një diferencë prej 22 pikësh (19-41). Në fraksionin e dytë, fieraket festuan edhe në periodën e tretë 16-7, por toleruan në të fundit, pasi trajneri i Apolonisë vendosi të hedhë në lojë lojtaret e tij më të reja, gjë që balancoi jo vetëm moshat, por edhe lojën. Kjo periodë u mbyll në barazim 26-26. Në këtë duel nuk kishte shumë vajza të reja vetëm në parket, por një inkurajim shkon edhe për dy gjyqtarët e takimit, edhe ata shumë të rinj, por gjykuan plot profesiona­lizëm dhe paanshmëri. U dalluan nga skuadra e Apolonisë Kasaj, Zarka e Fekollari, të cilat shënuan pikët më të shumta për ekipin e tyre. Ndërsa nga Kamza luajtën bukur Uka (një specialist­e e trepikësha­ve), Prençi dhe Fiona Oruçi. Kjo e fundit qëndroi në lojë duke shtrënguar dhëmbët, sepse dallohej qartë që ishte e dëmtuar, por edhe pse në disa raste çalonte, ajo kërkoi të japë kontributi­n e saj për skuadrën. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania