Panorama Sport (Albania)

Bashkia e Lushnjës premton të sponsorizo­jë "Bijtë e Shqipes"

-

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, premtoi mbështetje dhe trajtim financiar për ekipin e karatesë së Lushnjës, "Bijtë e Shqipes". "Bashkia e Lushnjës synon masivizimi­n e sportit dhe rritjen e talenteve të reja". Trajner i ekipit, kryetari i shoqatës 'Bijtë e Shqipes' dhe sekretar i Federatës Botërore të Karatesë është mjeshtri i njohur Lirim Dedej. Sot, ekipi ka 80 sportistë të federuar, djem dhe vajza të të gjithave moshave nga Lushnja, Divjaka, Dushku etj. Ndërkohë, sporti është bërë masiv, ndaj stërviten edhe 200 sportistë të tjerë. Ka shtatë vite që merr pjesë në çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombët­ar. Ka merituar mbi 300 medalje, ku vlen për t'u theksuar që 100 nga këto janë ari, të marra këtu në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, etj. Sapo u shpall dhe fitues i Kupës së Shqipërisë me 23 medalje, nga të cilat janë 11 ari. Po përgatitet për kampionati­n mbarëkombë­tar në Tiranë dhe atë ballkanik në Tivar. Ka objektiv të guximshëm të marrë pjesë edhe në Olimpiadën Botërore në Japoni. "Pa dyshim që kjo është vlerë e shtuar e Lushnjës sonë. Mbështetja jonë nuk do të mungojë. Në buxhetin e vitit 2018 Bashkia Lushnjë do të akordojë një zë të veçantë për karatenë", deklaroi kryetari Fatos Tushe. Pasi ka marrë garancinë nga Bashkia e Lushnjës për mbështetje, trajneri Lirim Dedej tha: "Ekipi ka objektiva konkrete për kampionati­n mbarëkombë­tar që do të zhvillohet pas dy javësh në 'Asllan Rusi'. Kemi objektiva edhe për kampionati­n ballkanik që do të zhvillohet në Tivar në datat 7-8-9 dhjetor. Ekipi stërvitet në tri palestra. Pavarësish­t rezultatev­e të arritura, ekipi është me shumë probleme financiare. Kemi marrë premtime këto dy vitet e fundit, por realisht nuk jemi aty ku duhet. Patëm një takim me kryetarin e bashkisë që ka shprehur mbështetje­n e tij. Ekipi premton për më shumë dhe presim më tepër mbështetje. Do t'i bëja apel jo vetëm bashkisë, por edhe bizneseve të Lushnjës. Kush ka mundësi të na mbështesë nga ana financiare. Kemi investuar vetë për ekipin, por edhe federata na ka dhënë një tapet 100 metër katrorë. Falë këtij investimi arritëm edhe rezultatet. Edhe unë si trajner, edhe sportistët nuk trajtohen me paga, por gjatë aktivitete­ve jemi mbështetur nga bashkia në formë shpërblime­sh", përfundoi Dedej. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania