Panorama Sport (Albania)

Totenhemi, leksion futbolli Realit

“Galaktikët” në krizë totale, Ronaldo nuk e shpëton Zidanin, por i nderon APOEL-i

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Totenhemi i jep leksione falas Realit të Madridit dhe siguron kualifikim­in për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Me dhjetë pikë në katër ndeshjet e para, formacioni i Poçetinos pret biletën për më tej, ndërsa Reali konfirmon momentin negativ. Pas humbjes me Gironën, një tjetër rezultat negativ që ngre shumë pikëpyetje mbi kampionët e Europës.

GOL I PARREGULLT - Shumë pak vlejnë analizat e bëra pas ndeshjes, sepse Totenhemi arriti të fitonte pjesën e parë ndaj Realit të Madridit falë golit të mesfushori­t Dele Ali. Pavarësish­t se nga pamjet rezultoi si i parregullt (Tripër është pozicion jashtë loje në momentin që merr pasimin në minutën e 26- të), vendësit arritën të thyejnë mbrojtjen e Realit dhe të marrin avantazhin në fraksionin e parë të ndeshjes. Pas këtij momenti, spanjollët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit. Loris dhe mbrojtja e hekurt angleze ndalën tentativat e shumta të Ronaldos me shokë për të barazuar ndeshjen. Pjesa e parë përfundoi në favor të anglezëve, të cilët shkuan në dhomat e zhveshjes për të përgatitur strategjin­ë e goditjes përfundimt­are.

LEKSION FALAS - Ishte i pafuqishëm Reali për të reaguar dhe për të përmbysur fatin e ndeshjes së mbrëmshme. Mungesat e Navasit,

Karvahalit, Varanit, Bejlit dhe forma e dobët që po kalojnë të tjerët, e bëri të pamundur misionin për të shmangur humbjen në "Uembli". Totenhemi e kishte shumë të lehtë të mbrohej mirë dhe ta godiste Realin me kundërsulm. Dele Ali vulosi fatin e sfidës vetëm dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, pasi mori një top të bukur nga Dajër. Serxho Ramos është i pafat, sepse topi i përplaset në këmbë dhe bëhet i pakapshëm për portierin Kasija. Makthi nuk ka përfunduar ende sepse Eriksen përfiton nga gabimet foshnjarak­e të mbrojtjes spanjolle dhe shënon golin e tretë të mbrëmjes. Kristiano Ronaldo ngushton diferencat dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes, por nuk mjaftoi. Zidan dhe të besuarit e tij ruajtën dot pathyeshmë­rinë në Europë. E vetmja gjë pozitive është fakti që Dortmundi nuk fitoi dhe "galaktikët" nuk rrezikojnë kualifikim­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania