Panorama Sport (Albania)

Napoli i bukur, por ndaj Sitit s’mjafton

Për italianët vështirëso­het situata në grup, tani rrezikojnë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Spektakël duhet të ishte dhe spektakël ishte: 6 gola dhe fitore e merituar e Mançester Sitit ndaj Napolit. Italianët dominuan vetëm 25 minutat e para. Megjithatë, ishte një paraqitje madhështor­e e anglezëve, që ditën ta lexojnë ndeshjen më mirë se të zotët e shtëpisë atëherë kur duhej. Guardiola guxon duke lënë edhe yjet në stol dhe surprizon me Danilon dhe Gyndoganin në vend të Uokerit dhe David Silvës. Ndërsa Sarri vendosi të luajë me më të mirët.

DY PJESË NË NJË - De Brujne fantazist ishte risia e mbrëmjes, edhe pse Siti u mbrojt me 4-1-4-1. Dhe miqtë ishin menjëherë në vështirësi me Stonsin shpesh i pavendosur ndaj Mertensit. Edhe rikuperimi i topit nuk bindte dhe ishte logjike që Napoli në këto minuta të kalonte në avantazh. Italianët e nisën fort, ashtu si Siti në "Etihad". Insinje dhe Mertens bënin çfarë të donin dhe nga një kombinim i tyre lindi edhe goli i parë, me italianin që u shfaq i vetëm përballë Edersonit dhe nuk gaboi. Por planet e Sarrit ndryshuan shpejt me dëmtimin e Ghulamit dhe spostimin e Hysajt në të majtë pas aktivizimi­t të Maxhos. Rasti i parë për gol për skuadrën mike erdhi në 32-të, por devijimi i

Albiolit shpëtoi Reinën pas goditjes së Agueros. Ishte një sinjal zgjimi, pasi në goditjen pasardhëse të këndit, nga krosimi i Gyndoganit Otamendi kërcen mbi Hysajn dhe e dërgon topin në trekëndësh. Centimetra­t që fitoi Siti mund të kishin sjellë përmbysjen që në pjesën e parë, kur Stons, nga zhvillimet e një goditje këndi e ndali traversa. Intensitet­i i anglezëve u rrit në mënyrë progresive dhe Hysaj për pak sa nuk shkakton penallti kur pengon Sterlingun në zonë.

MOMENTI KYÇ - Pjesa e dytë nis ashtu siç u mbyll e para. Fillimisht kërcënon Sterling, pastaj nga zhvillimet një tjetër goditje këndi, këtë herë traversa e Stonsit e kalon vijën fatale. Nga traversa në traversë, sepse në anën tjetër e trondit Insinje. Por Sane rikthen italianët në lojë me një faull naiv ndaj Albiolit në zonë.

Zhorzhinjo nuk gabon. Proteston edhe Guardiola për një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Hysaj. Kajehon nuk arrin ta mposhtë Edersonin në momentin kyç dhe në kundërsulm Sane nxjerr gjithë defektet e mbrojtjes napolitane kur shërben për Agueron, i cili shënon golin numër 178 me Sitin dhe sot

është shënuesi më i mirë i historisë. Në këtë pikë Guardiola provoi ta mbyllte ndeshjen me David Silvën dhe Bernardon përpara (Reina bën mrekullinë), ndërsa Sarri me Ounasin në fushë kalon në 4-2-3-1. Në shtesë Sterling mbyll përgjithmo­në llogaritë dhe dërgon Sitin në 1/8-at, ndërsa Napoli rrezikon Ligën e Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania