Panorama Sport (Albania)

Ahmedi luan vetëm 9 minuta, Liverpuli tre gola Mariborit

-

Liverpuli zhbllokohe­t vetëm në pjesën e dytë ndaj Mariborit të Ahmedit (luan vetëm 9 minuta). Ndeshja zhbllokohe­t nga Salah në minutën e 49-të. Në minutën e 53-të, Milneri gabon përballë Handanoviç­it nga pika e bardhë, por mbyllin gjithçka Xhan dhe Starrixh në fund. Liverpuli blindon vendin e parë në Grupin E (8 pikë) dhe ndiqet nga Sevija, e cila fitoi 2-1 ndaj Spartakut të Moskës.

GRUPI F - Shahtjori mposht 3-1 Fejnordin. Në Kharkivë ka emocione që nga minuta e parë deri tek e fundit. Holandezët kalojnë të parët në avantazh me Joergensen (12'), i cili harrohet

në zonë. Por barazimi vjen vetëm disa minuta më pas, me Ferreirën që dërgon topin në rrjetë pas një pritjeje të Xhons. Portieri australian ndëshkohet edhe nga e majta e Marlos në 17' dhe shkohet në pushim me rezultatin 2-1. Është sërish Marlos në pjesën e dytë që mbyll

llogaritë me golin e tretë. Ukrainasit janë pranë kualifikim­it, por mungon një pikë që duhet t'ia marrin Napolit ose Sitit në ndeshjet e mbetura.

GRUPI G - Mes Beshiktash­it dhe Monakos nuk ka fitues dhe mbyllet gjithçka në barazim 1-1. Por humbja e Lajpcigut me Porton bën që çështja e kualifikim­it të shtyhet për turqit në këtë grup. Ai që hesht përkohësis­ht tifozët turq është Markos Lopez, portugezi shtatshkur­tër që debutonte për Sitin e Mançinit 4 vite më parë. Por, në fillim të pjesë së dytë, barazon Tosun me penallti. Në Portugali përmbysen hierarkitë e grupit, të paktën për vendin e dytë. Goli i Maksi Pereiras në shtesë jo vetëm blindon suksesin e "dragonjve", por u jep atyre avantazhin ndaj gjermanëve, në rast se mbërrihet me pikë të barabarta. Një tjetër Pereira, Danilo, kishte shënuar golin e 2-1 pas atyre të Herrerës dhe Vernerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania