Panorama Sport (Albania)

Dibalën s'e mbajnë më nervat, i shfryn te... palestrina­t

Trajneri Alegri e konfirmon: S'i del asgjë që do!

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

As nata e Hallouinit nuk ia "trembi" mallkimin "Champions" Paulo Dibalës. Argjentina­si nuk arriti që të zhbllokohe­t as kundër Sportingut të Lisbonës, duke ruajtur kuotën zero gola dhe ky fakt duket se po e nervozon shumë numrin 10 të Juventusit. Për të erdhi edhe zëvendësim­i i radhës, sepse trajneri Masimilian­o Alegri e kupton që sulmuesi po tenton çdo gjë për të kaluar këtë mungesë goli, por nga ky fakt, në disa raste, mund të rrezikohej edhe skuadra. Prandaj edhe udhëtimi drejt pankinës ishte diçka që gjithashtu nuk i pëlqeu, si në rastin edhe të sfidës kundër Milanit. Nëse në "San Siro" e pranoi thirrjen në pankinë duke mërmëritur me kokën poshtë, diçka që nënvizonte qartë se nuk e pranonte këtë zëvendësim, të martën në mbrëmje, në Portugali, nuk shprehu asgjë me zë, por me t'u afruar pranë pankinës hoqi palestrina­t (mbrojtëset e kockës së fyellit) dhe i lëshoi ato me forcë drejt saj, duke konfirmuar momentin e tij kaotik, i cili po i peshon shumë. Në ditët e kaluara u nënvizua fakti se Dibala nuk po vuan vetëm nga mungesa e golit, por edhe nga disa çështje jashtë fushe, të cilat po e turbullojn­ë. E para është ndarja nga e fejuara e tij historike Antonela Kavalieri, por në të njëjtën kohë edhe nga një denoncim i ish- sponsorit të tij, "Puma", pas një prishje kontrate jo konsensual­e, me një vlerë disa miliona eurosh, që

mund të peshojë në xhepat e futbollist­it. Në përfundim të sfidës me Sportingun, i pari që ka shkuar ta thërrasë në apel Dibalën ishte portieri Xhixhi Bufon, i cili e ka parë gjestin nga porta, me sa duket dhe ka kërkuar të qetësojë Paulon, i cili pas disa fjalëve e ka mirëkuptua­r

kapitenin e tij, duke e përqafuar. Por në fund, edhe trajneri Alegri ka pranuar momentin jo pozitiv: "E kuptoj Dibalën sepse asgjë që kërkon të bëj në fushë nuk po i del. Por ai duhet thjesht të qëndrojë i qetë dhe ky moment do të kalojë. Unë dhe e gjithë skuadra jemi më te".

 ??  ?? Momenti i nervozizmi­t
të Dibalës
Momenti i nervozizmi­t të Dibalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania