Panorama Sport (Albania)

“Nuk erdha për parà tek Interi, në Kinë më mbulonin me ar”

-

Borha Valero natyrisht që është i lumtur për aventurën dhe zgjedhjen e bërë në verë për t'iu bashkuar Interit, por nëse do të kishte qenë për të, ai do ta kishte mbyllur karrierën te Fiorentina, duke qenë se ishte shumë i lidhur ngushtë me skuadrën dhe tifozët vjollcë. Fajtori për një divorc të tillë ka një emër, drejtori sportiv, Pantaleo Korvino, i cili, në një nga daljet e fundit, kishte nënvizuar se Valero la Firencen për parà, por ky fakt përgënjesh­trohet nga spanjolli. "Kisha mosmarrëve­shje me Korvinon, kjo është e vërteta e vetme. Nuk mund të qëndrosh në një vend ku nuk kuptohesh me shefin tënd, kështu që ishte kjo marrëdhëni­e e tensionuar që më shtyu të shoh për oferta të tjera. U largova pa pengje nga Fiorentina, pasi tifozët e kuptuan pozitën time. Isha i sinqertë me ta dhe kur gjërat shkonin keq ata më kanë mbështetur. Pikërisht për këtë arsye, dëshira ime e vetme dhe bindja deri në verën e kaluar ishte se do ta mbyllja karrierën te Fiorentina. Por gjërat u ndezën me Korvinon, ndërkohë që nga Milano, Spaleti këmbënguli të më merrte tek Interi, duke më dhënë besim të plotë, ende pa më parë në aksion. Ky fakt më shtyu të pranoj transferim­in në Milano, por kurrsesi për parà, siç thotë Korvino. Nëse do të kisha menduar për paratë, do t'i kisha thënë "jo" edhe Spaletit, sepse në Kinë më ofronin tri herë më shumë dhe ishin gati që të më mbulonin me ar, vetëm për të hedhur një firmë në njërin prej klubeve të tyre", tha Valero. Mesfushori, i cili u transferua nga Firence në Milano për 5.5 milionë euro, firmosi në verë një kontratë 3-vjeçare, prej 2.2 milionë eurosh neto në sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania