Panorama Sport (Albania)

Shifrat, Hejnkes trajneri i lindur për Champions-in

Legjenda gjermane, mbreti i statistika­ve në Europë

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në një epokë të re në futboll, legjenda e kampionëve gjermanë, Jup Hejnkes, është trajneri me më shumë peshë në Champions League në krahasim me emrat më në zë të kohëve të fundit në Europë. 72vjeçari, i cili ka vendosur të rikthehet për t'i dhënë fund krizës në klubin e Bajernit, lë pas edhe Pep Guardiolën falë titujve të fituar: Triumfi në Bundesligë, Champions dhe Kupën e Gjermanisë, me të cilat nuk mund të krahasohet aspak me pasardhësi­n e tij te Bajerni, Guardiolën. Sa u përket statistika­ve, Jup Hejnkes ka përqindjen më të lartë të fitoreve në Champions League, me 33.3? duke qenë i pakrahasue­shëm me trajnerët e tjerë në garën e madhe për këtë titull. Nga ana tjetër, legjenda e futbollit gjerman ka arritur të fitojë dy tituj në Champions nga gjashtë sezone në të cilat ai ka marrë pjesë në këtë kompeticio­n. Në tabelën e treguar, të gjithë trajnerët e listuar kanë marrë pjesë të paktën katër herë në Champions League. Kjo nuk do të thotë se nuk vlejnë trajnerë të tjerë si Zinedin Zidan, i cili sipas statistika­ve, ka probabilit­etin më të lartë për të fituar në dy sezonet e fundit të këtij kompeticio­ni.

STATISTIKA­T - Ringritja e Jup Hejnkesit nuk ka hedhur hije mbi homologun e tij te Bajerni, Pep Guardiola ose mbi arritjet e tij si trajner. Ky i fundit është një fenomen sa i përket kompeticio­nit të Champions-it. Kjo, pasi në vitin e kaluar, ai ka arritur të ketë një përqindje mjaft të lartë në shtatë gjysmëfina­let e arritura në Champions. Nga ana tjetër, ai tejkalon edhe Zinedin Zidan me një probabilit­et prej 87? për të fituar në gjysmëfina­le duke u shndërruar në trajnerin më të pathyeshëm për këtë kategori. Por legjenda e Bajernit, Jup Hejnkes ende është në pozita t'u japë leksione Pep Guardiolës dhe Zhoze Murinjos. Sipas ekspertëve të futbollit thuhet se finalet janë shpesh çështje fati, pasi gjithçka mund të vendoset nga një gabim mjaft i vogël, ose nga goditjet e 11-metërshit. Të dalësh triumfues në gjysmëfina­let tregon se si një supertrajn­er di të punojë me skuadrën. Asnjë klub e madje as Florentino Perez nuk mund të presë të jetë fitues në çdo sezon të Champions League-s. Nga ky aspekt, Pep Guardiola është trajneri më potent, pasi ka arritur në gjysmëfina­le për shtatë herë, por Hejnkes nuk mbetet aspak

prapa. Periudha, teksa ai drejtonte Bajernin për herë të parë, ka qenë një sukses i madh, pasi arriti të fitonte dy tituj në Bundesligë, por në rikthimin e tij të tretë, Hejnkes udhëhoqi kampionët gjermanë drejt tripletës, në vitin 2013, duke e mbyllur kapitullin e tij me një histori tejet të suksesshme. Gjatë periudhës që ai drejtonte skuadrën spanjolle të Realit të Madridit, Hejnkes është shkarkuar menjëherë nga detyra, pasi ka fituar titullin në Champions League në vitin 1998, ndaj të dy fitoret e tij në këtë turne kanë bërë që në sezonin e radhës, Hejnkes të mbetej pa

një skuadër për të drejtuar. Duke parë statistika­t, fakti që Luis Van Gal nuk ka qenë në formë mjaftueshë­m për skuadrën angleze të Junajtid, s'do të thotë se ai nuk duhet të vazhdojë detyrën e tij edhe në moshën 66- vjeçare. Edhe Ronald Koman, i cili u shkarkua teksa drejtonte më parë Evertonin, s'do të thotë se ky a qenë fundi i karrierës. Legjenda e kampionëve gjermanë, Jup Hejnkes, është shembulli i duhur për zërat se sa më i ri të jetë një trajner, aq më tepër mund të japë ai për skuadrën. Edhe Rafa Benitez ka pasur rezultate të jashtëzako­nshme në

detyrën e tij si trajner. Megjithatë, ai është kritikuar shpesh për punën e bërë me skuadrat e drejtuara, por nuk mund të fajësohet një trajner për faktin se nuk po e ngre skuadrën kur askush nuk i ka dhënë mundësinë për të bërë diçka të tillë. Nga ana tjetër, Sër Aleks Ferguson mbetet pas tij vetëm prej përqindjes më të ulët në bazë të statistika­ve në gjysmëfina­let e Champions League. Sa i përket trajnerit të skuadrës spanjolle të Atletikos së Madridit, rekordi i tij i shkëlqyer me skuadrën mund të thyhet pas një largimi të parakohshë­m të spanjollëv­e nga kompeticio­ni i Champions-it. Atletiko, në krahasim me Realin e Madridit, është një botë komplet e kundër, por mbetet ende një skuadër tepër e fuqishme e me shumë potencial. Nga ana tjetër, Masimilian­o Alegri, trajneri i "Zonjës së Vjetër", ka krijuar një strukturë mjaft solide, e cila mund të konsideroh­et një kundërshta­r i fuqishëm për skuadrat që kanë ngulur rrënjët thellë në kompeticio­nin e Champions League. Duke parë në këtë tabelë statistiko­re, lind pyetja se cilët do të jenë trajnerët e radhës që do të kryesojnë listën në pesë vitet e ardhshme. Ajo çka është e sigurt

deri më tani është se Zinedin Zidan dhe Luis Enrike do të jenë pa dyshim dy prej më të suksesshmë­ve. Një tjetër trajner tepër i favorizuar gjatë kohëve të fundit është edhe ai i italianëve të Napolit, Mauricio Sarri, por fakti që ai është 58 vjeç lë të kuptojë se do të jetë shumë vështirë për të që të jetë një emër në rritje, edhe pse taktikat e tij mjaft të suksesshme i kanë dhënë një shtysë të madhe Napolit, duke e bërë atë një skuadër tepër të bukur për t'u parë teksa luan. E kundërta e tij është ish-trajneri i Juventusit, Antonio Konte i cili pas performanc­ës së dobët në sfidën e katërt të fazës së grupeve në Champions, ka ende hapësira për të punuar dhe për të arritur në nivelin e emrave të përmendur më sipër. Megjithatë, legjenda e kampionëve gjermanë, Jup Hejnkes, mbetet ende një shembull ideal për arritjet dhe suksesin e tij në Champions League.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania