Panorama Sport (Albania)

Shkarkimi, Konte në dorë të Mout

Ndeshja e radhës kundër Mançester Junajtid më 5 nëntor, vendimtare për fatin e teknikut

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

"Rrënoja romake". "Çelsi u poshtërua në natën e Hallouinit". "Makth për Konten". Të pamëshirsh­ëm titujt e shtypit anglez ndaj kampionëve të Anglisë dhe trajnerit të tyre pas humbjes në "Olimpiko" kundër Romës në javën e katërt të Ligës së Kampioneve. Sipas "The Sun"-it, dopieta e El Sharauit dhe goli i Perotit e vendosin teknikun italian në gijotinë: "Konte u poshtërua në rikthimin e tij në Itali me blutë, që marrin një leksion të dhimbshëm". Në bankën e të akuzuarve, mbi të gjitha mbrojtja e Çelsit dhe vetë tekniku. "Çelsi merr një leksion të madh nga italianët", shkruan "Mirror", një prej tabloideve më të ashpra ndaj londinezëv­e. "El Sharaui i bën një zgjim të ashpër Kontes në dajakun e Ligës së Kampioneve", është titulli i "Evening Standard". Prestigjio­zja "The Times" shkruan për një "Konte pa ide" në paraqitjen "turpëruese" të Çelsit në Romë. Për "Daily Telegraph", kjo disfatë ka cenuar krenarinë e Kontes mbi të gjitha. "Daily Mail" flet për rikthim makthësh të trajnerit në shtëpinë e tij, me Romën që "ndëshkon një mbrojtje turpëruese të Çelsit dhe i parakalon blutë në klasifikim".

STOLI NË RREZIK

-

Problemi për Konten, i cili tanimë ka në rrezik edhe stolin, është se pankinën e tij e ka në dorë armiku Zhoze Murinjo. Sepse, në rast të një humbjeje kundër Mançester Junajtid, javën e ardhshme në Premier Ligë, bosi Roman Abramoviç mund t'i firmosë shkarkimin, duke reflektuar nga koha që pritet t'i ofrojë edhe pushimi i ndeshjeve ndërkombët­are. Kështu që kampionët e Anglisë duhet

të luajnë edhe për fatin e trajnerit të tyre më datë 5 nëntor.

BASTET - Në paradën e trajnerit të radhës që pritet të shkarkohet në Angli, ishtekniku i kombëtares italiane dhe Juventusit mban vendin e parë, duke lënë pas edhe Slaven Biliç, teknikun e Uest Hemit, i cili pak ditë më parë kryesonte listën e kokës së radhës së turkut pas Ronald Kumanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania