Panorama Sport (Albania)

Montela: Ndaj AEK-ut luajmë për kreun

Trajneri: Bonuçi rikthehet titullar, pushimi i ka bërë mirë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pa humbje në fund javë me Juventusit, Milani ka një shans për të marrë një fitore në Europë, e cila mund të shërbejë shumë, sidomos për moralin e kuqezinjve. Në konferencë­n për shtyp, Montela njoftoi ndryshimet në formacion dhe ambiciet e klubit.

A është Liga e Europës shpresa e vetme për Milanin drejt Champions-it?

Është ende herët për të tilla vendime, por ne luajmë për fitore, pasi duam të konsolidoj­më vendin e parë në grup. Edhe në kampionat duam të ndryshojmë trendin e kohëve të fundit. Le t'i marrim ndeshjet një e nga një. Unë nuk jam superstici­oz, nuk i këmbej humbjet në kampionat me fitoren e Ligës së Europës.

Nga stërvitjet e fundit duket sikur do të luajë edhe Montolivo.

I kam treguar gjithmonë se kam besim tek ai. Rikardo u dëmtua, por tani që e ka rimarrë veten do t'i jepet më shumë minutazh. Është krejt normale që një futbollist pretendon të luajë më shumë.

Po Bonuçi do të rikthehet në formacion?

Pushimi mund t'i ketë bërë mirë, është e justifikue­shme të kritikosh futbollist­in, por në

vija të përgjithsh­me mendoj se nuk është shumë e logjikshme, pasi ne besojmë shumë tek ai.

Trajneri i AEK- ut ju përkufizon si gjiganti që fle dhe mund të zgjohet.

Më vjen mirë që i dukemi të përgjumur dhe shpresoj që në fushë të jetë ekipi i tij i përgjumuri.

Personalis­ht më duken një skuadër dinamike dhe e shpejtë. Forcën e tyre e testuam në fushën tonë.

A janë AEK-u dhe Sasuolo dy takime kyçe për klubin dhe ju?

Trajneri gjithmonë kritikohet i pari dhe kjo është pjesë

normale e punës sonë. Unë po përpiqem të çoj përpara një projekt dhe, siç ju thashë, prisja të kishim vështirësi, por jo kaq shumë.

A mendoni për të ardhmen tuaj në këto momente?

Jo, shqetësimi im është skuadra. I di rreziqet e zanatit,

por ndiej besimin e krerëve të klubit. Drejtuesit kanë nevojë për rezultate, por edhe unë e ndiej këtë nevojë. Shpresoj që ndaj AEK-ut të dhurojmë një paraqitje dinjitoze të shoqëruar me tri pikë.

Çfarë prisni nga ndeshja në stadiumin e Champions-it të

fundit kuqezi?

E dimë që na pret një kundërshta­r i vështirë, por nëse analizojmë formacione­t në bazë të lojtarëve, në nivel individësh, jemi superiorë. Në të tilla ndeshje teoria nuk mjafton, ndaj duhet të zbresim në fushë dhe të tregojmë vlerat tona.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania