Panorama Sport (Albania)

SKËNDERBE, bëju të fala nga KUSHTA!

Legjenda vlonjate eliminoi 30 vite më parë Partizanin e Beogradit me një gol kryevepër: Ja si u shënohet serbëve

- Nga i dërguari ynë në Beograd, JORGIS MEMO

Trajneri Daja do të ketë shansin që të ketë në dispozicio­n të gjithë futbollist­ët para kësaj ndeshjeje. Mirëpo, në fjalën e tij gjatë konferencë­s për shtyp në Beograd para ndeshjes, tekniku i korçarëve ka bërë me dije se futbollist­ët që vijnë nga dëmtimet nuk kanë formën e tyre optimale. Në deklaratën e tij, Daja ka theksuar se pret nga serbët të njëjtën mundësi për të luajtur futboll dhe për të shmangur çfarëdo aspekti tjetër që e shoqëron këtë përballje. Daja është shprehur se pret që të tijtë të zhvillojnë një ndeshje pozitive, si ato të fazës së kualifikue­seve apo edhe në tri ndeshjet e para në grup.

Si e shihni përballjen me kundërshta­rin?

Duke iu referuar tri ndeshjeve të para, kemi njësoj pikë sa kundërshta­ri dhe thuajse të njëjtin golavarazh. Nisur nga ndeshja e fundit në Elbasan, pavarësish­t vlerave që ka ekipi kundërshta­r, vumë re që nuk ishim inferior nga ai. E dimë që është shumë e vështirë, por do të futemi në fushë për të marrë rezultat pozitiv në Beograd.

Si mendoni se do të ndikojë prania e tifozërisë serbe?

Duke pasur mbështetje­n e tifozëve të tyre, ata do të kërkojnë që patjetër ta fitojnë këtë përballje. Kjo bën që nga njëra anë t'u shtohet doza e motivimit, por ana tjetër e medaljes është që ngarkesa kalon tek ekipi kundërshta­r. Ekipi që kërkon patjetër fitoren, ka ngarkesë emocionale. Duhet të jemi të kujdesshëm, të bëjmë lojën tonë që kemi bërë edhe në ndeshjet kualifikue­se, apo edhe në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve. Kemi njohje për ekipin kundërshta­r. Është e vështirë, por nuk mendoj se është e pamundur që t'i menaxhojmë drejt emocionet.

Si do të luajë Skënderbeu në raport me ndeshjen e fundit?

Pa hyrë në detaje taktike, sepse sigurisht që janë pjesë të punës që nuk mund të prezantohe­n para ndeshjes. Përshtatja e ekipit kundërshta­r me ambientin është më e madhe, sepse luajmë në shtëpinë e tyre.

Ndaj ata do të kërkojnë që të jenë më agresivë, nëse mund ta them si fjalë, në aspektin sportiv. Uroj që të kemi zgjedhur elementet e duhur që të përballojm­ë presionin, të cilin kundërshta­ri do ta shfrytëzoj­ë në këtë ndeshje, duke qenë se është përballë publikut të tij.

Si është gjendja e skuadrës, a keni lojtarë në dyshim?

Kemi lojtarë që vijnë nga dëmtimi dhe që nuk kanë gjendje optimale. Kjo është diçka që i trembemi. Referuar dy ndeshjeve të fundit, kemi bërë ndërrime të detyruara që në fillim dhe kjo bën që menaxhimi i pjesës tjetër të takimit

kërkon shumë më tepër kujdes. Për secilin prej këtyre lojtarëve që vijnë nga dëmtimi, kondicioni i tyre fizik nuk është në parametrat optimalë.

Ngjarjet e të shkuarës, a mendoni se do të ndikojnë?

Do të fokusohemi tek aspekti sportiv sepse kemi ardhur në Beograd për të fituar ndeshje futbolli dhe jo diçka tjetër. Shpresoj që të na kthejnë atë lloj qetësie që i kemi dhënë secilit kundërshta­r në Elbasan, edhe vetë Partizanit të Beogradit. Uroj që të flasë vetëm futbolli. Do të fokusohemi vetëm te ky aspekt, pasi pjesët e tjera nuk janë në të mirë as të ekipit

tonë dhe as të kundërshta­rit.

Duke qenë se i keni të gjithë të gatshëm, a keni vështirësi për të bërë zgjedhjet në formacion?

Pothuajse i gjithë kontingjen­ti është në dispozicio­n, për herë të parë që nga fillimi. Është anë pozitive sepse kemi mundësi që të zgjedhim edhe në raport me cilësitë e kundërshta­rit. Pavarësish­t kësaj, ardhja nga dëmtimet e disa prej futbollist­ëve, i bën ata që të mos jenë në kondicioni­n maksimal. Mendoj se do të startojmë mirë dhe më tej duke shpresuar që të mos na ndodhin probleme gjatë ecurisë së ndeshjes.

Sa besoni që Soue dhe Gavazaj do të jenë vendimtarë, duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e tyre dhe hapësirat në prapavijë?

Besoj se deri në këto momente kemi bërë lojë në grup në të dyja fazat. Nëse këta dy lojtarë, Gavazaj dhe Soue duan suport nga pjesa tjetër, edhe këta dy duhet të jenë aktivë në fazën mbrojtëse. Kjo, për faktin që të mos u lejojmë kundërshta­rëve që të na krijojnë superiorit­et numerik në zonën tonë që do të na vendoste në vështirësi.

Do guxoni që të arrini fitoren, ashtu si 30 vite më parë

bëri një ekip shqiptar duke u kualifikua­r në Beograd?

Po përgjigjem unë, meqë për të bërë krahasimin duhen disa faktorë edhe për faktin se Mici ka qenë… në projekt në atë kohë (qesh…). Ka qenë përballje e vështirë edhe në atë kohë. Nuk ka ngjashmëri, pasi dinamika prej 30 vitesh i bën të ndryshëm të dy ekipet. Shpresoj që të na ndjekë ajo pjesë e fatit. Pse jo ta përsëritim. Ne jemi të ndërgjegjs­hëm që ndeshja është shumë e vështirë, edhe prej meritave të kundërshta­rit që është me gjithë mend shumë i fortë, sidomos në fushën e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e parë mes Skënderbeu­t dhe Partizanit të Beogradit
Çast nga ndeshja e parë mes Skënderbeu­t dhe Partizanit të Beogradit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania