Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Vlorës i kanë vënë telat me gjemba

“Na akuzuan si jo vlonjatë, ky Flamurtari më i mirë”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi vijon luftën me FSHF-në, e cila dje i ka dhënë dënimin e radhës Flamurtari­t. Disiplina e ka gjobitur me 2 milionë lekë për ofendimet e tifozëve në ndeshjen ndaj Partizanit. Në një prononcim të dhënë për...

Sinan Idrizi vijon luftën me FSHF-në, e cila dje i ka dhënë dënimin e radhës Flamurtari­t. Disiplina e ka gjobitur me 2 milionë lekë për ofendimet e tifozëve në ndeshjen ndaj Partizanit. Në një prononcim të dhënë për mediat, administra­tori Sinan Idrizi deklaroi se stadiumit të Vlorës po i vendosen hekurat dhe po bëhet një zonë e ndaluar ushtarake. Sipas Idrizit, 10 mijë tifozë nuk mund të hyjnë dot në stadium. "Kjo është pak subjektive, pjesë e artikulime­ve të mia. Kam qenë thjesht i drejtpërdr­ejt. Nuk mund të personaliz­ohet një problem midis dy individëve kur ke të bësh me një qytet në mes. Rasti i parë në futbollin shqiptar ku në stadiumin tonë është shfaqur një banderolë civile, ironike labe. Me aktorë labë. Dhe, për këtë të dënohet qyteti dhe unë të hesht?! Për shembull, në komunizëm që ka qenë diktaturë ku dënoheshe me burg për agjitacion dhe propagandë, ky film u lejua. Vjen një kohë sot, që ky njeri për shkak të kapriçove apo miopisë së tij dënon një qytet të tërë. Qyteti jeton me sportin. Ky qytet që jeton me sportin dhe me këtë ekip që ka filluar të ringrihet, të cilit ne i mbyllim dyert. Pra, ne vendosim përfundimi­sht në stadiumin 'Flamurtari' telat me gjemba. Tani kemi një stadium në Shqipëri që quhet zonë e ndaluar. Pse është ndaluar zona? Kjo është një zonë ushtarake, ku nuk hyn dot ti. Kemi 10 mijë tifozë që nuk hyjnë dot më", shprehet fillimisht Idrizi.

ISH-FUTBOLLIST­ËT- Administra­tori Sinan Idrizi flet edhe për reagimet e ish-lojtarëve të Flamurtari­t. Ai tha se "Big Brother" me lupën e tij shikon çdo gjë te Flamurtari, edhe batutat më të thjeshta. "Problemi ka lidhje me atë që si e shikon secili nga dritarja e tij këtë ngjarje. Kemi një ngjarje dhe një vendim ekstrem, të papreceden­t në futbollin shqiptar. Shikoni çdo ndeshje në kampionati­n shqiptar, kë të doni ju, ka sharje nga fillimi deri në fund. "Big Brother" me lupën e tij shikon çdo gjë te Flamurtari edhe batutat më të thjeshta. Unë gjej rastin këtu të falënderoj të gjithë ata njerëz të vetëdijshë­m për Flamurtari­n, të gjitha ato figura që i lidh me ekipin, fanella dhe qyteti, që kanë reaguar në mënyrë civile, duke filluar nga Sokol Kushta, Vasil Ruci, Kreshnik Çipi etj. Këta që i dhanë fanellës ngjyrat që ne

kemi sot. Nëse nuk do të kishin reaguar këta, atëherë do të ishte diçka tjetër", tha administra­tori vlonjat.

SITUATA- Sinan Idrizi, thekson se ky Flamurtar është ekipi më i mirë i epokës së tij si administra­tor i klubit. "Më gëzon një fakt, që ky është ekipi më i mirë gjatë kohës që unë jam në drejtimin e Flamurtari­t. Këta ishin ata djem, që u akuzuan dhe u anatemuan në fillim fare se ishin jo vlonjatë. Me atë që kanë dhënë në fushë, u kanë dhënë përgjigje të gjithë atyre që thoshin se Flamurtari është ndërtuar jo me vlonjatë. Me fillimin e 'Vlora Sport', Flamurtari do të jetë diçka tjetër. Në momentin që do të privatizoh­et do të ndryshojë 100%. Ky Flamurtar nuk do të jetë më një ekip, por do të jetë një klub. Unë e kam thënë shpesh që nuk duhet të ndërtojë një ekip kampion, por ne duhet të jemi një klub kampion", përfundon Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania