Panorama Sport (Albania)

Teli: Vllazni, urgjent një sulmues

"Skuadra nuk më ngroh, por shpresoj që me ndihmën e tifozëve situata të ndryshojë"

- ARMAND HALILI

Ish-futbollist­i i Vllaznisë dhe Kombëtares Sh qiptare dhe një nga ishanëtarë­t e Bordit Drejtues të kuqebluve, në një intervistë për "Panorama Sport", ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të skuadrës dhe si e sheh ai të ardhmen. Sipas Telit është ende herët për të folur në lidhje me ecurinë e stafit të ri teknik, si dhe në merkaton e janarit ekipi duhet të afrojë një sulmues cilësor.

Çfarë patë ndryshe te Vllaznia në ndeshjen ndaj Kukësit, ku skuadra arriti të merrte barazimin në një fushë mjaft të vështirë?

Është shumë shpejt për të folur për ndryshime, por si gjithmonë, kur ndryshon trajneri kjo reflektohe­t dhe në skuadër. Sa për trajnerin është herët për të folur, por duket se ka një frymë pozitive. Çdo herë që vjen trajneri i ri, lojtarët mobilizohe­n dhe duan të japin më të mirën e tyre. Por, e theksoj se është ende herët për të folur për vazhdimësi­në. Shpresoj që skuadra të vazhdojë me këto rezultate dhe

Shkodra meriton që të ketë rezultate pozitive. Trajneri Gjoka ka ardhur me stafin e tij dhe shpresoj që ky ndryshim të japë frytet e tij.

Ish-trajneri Cungu duket se e ndiente shumë atë që ndodhte në skuadër...

Të jesh shkodran dhe të punosh në Shkodër është pak

e vështirë, pasi jeton me problemet. Ndoshta një trajner që vjen nga jashtë nuk ndikohet shumë prej fjalëve të qytetit. Shkodra jeton me futbollin dhe çdo fjalë, ai dukej sikur e merrte shumë personale. Ndoshta kjo e ka çorientuar pak që te merrej me fjalët e qytetit. Por, unë vetëm fjalë të mira mund të flas për të.

Vllaznia ka një prej mesfushave më të mira në Superiore, megjithatë duket se nuk ka funksionua­r shumë mirë. Cili është mendimi juaj?

E vërtetë që ka mesfushën më të mirë, por nuk e kemi parë ende në fushën e lojës. Ndoshta ndikon edhe mungesa e një golashënue­si të mirëfilltë. Të kesh mesfushorë si Hasani dhe Vucaj, ka nevojë për një pykë që të shfrytëzoj­ë topat e tyre. Mendoj se në këtë pjesë skuadra duhet të përforcohe­t në merkaton e janarit. Gjithashtu, edhe porta është një prej reparteve që nuk më "ngroh" shumë.

Por, Atsina shënoi dy gola në ndeshjen me Kukësin. Nuk janë pak për një sulmues apo jo?

Nuk është se janë pak, por ky është vetëm fillimi dhe ai nuk garanton. Është lojtar që vrapon dhe jep maksimumin, por unë po flas për një nuhatës që të finalizojë çdo top.

Vllaznia edhe sezonin e kaluar ka pasur oscilacion­e. Nga mendoni se vijnë këto?

Ekipi formohet shumë vonë dhe këtë vit, ekipi i fundit që ka zhvilluar fazën përgatitor­e ka qenë Vllaznisë. Kjo vjen për shumë arsye dhe mendoj se duhet menduar shumë më përpara për fazën organizati­ve, merkato, stërvitje dhe gjithçka tjetër.

Ndoshta është shpejt, por ku e shihni të pozicionua­r Vllazninë?

Të them të drejtën, nuk është se më "ngroh" shumë, por shpresoj që të skuadra të ketë edhe ndihmesën e publikut dhe të ketë frymë pozitive rreth skuadrës. Nuk ka shumë disnivele në kampionat. Për mua është herët, duhet të presime ecurinë e trajnerit të ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania