Panorama Sport (Albania)

Frika nga incidentet, Skënderbeu si në “Big Brother”

Kamza/ Trajneri vlerëson kundërshta­rin, por ka besim te fitorja

- Nga i dërguari ynë në Beograd, JORGIS MEMO

Kanë

vënë mend nga ndeshja e tri viteve më parë, Serbi- Shqipëri. Asgjë nuk do të ndodhë, i gjithë shteti është angazhuar për këtë ndeshje. Edhe xhandarmër­ia ka dalë në rrugët e qytetit". Teksa ankthi sapo vinte e shtohej, me ndjenjën e frikës...

Kamza pret sot në shtëpi, në orën 14:00, Partizanin dhe synimi për ekipin e Ramadan Ndreut është fitorja, që do t'i mbante në vendin e katërt në tabelën e klasifikim­it. Trajneri Ndreu i Kamzës mendon vetëm për trepikëshi­n ndaj "demave", gjë të cilën e pranoi edhe në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", një ditë para ndeshjes. "Sigurisht që paraqitet një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh se Partizani është një skuadër me emër të madh dhe shumë e fortë. Ne e kemi vlerësuar takimin si të tillë, por duhet të luajmë me kujdes dhe pa euforinë e renditjes në tabelë dhe të fitores së arritur në transfertë­n e Laçit. Çdo ndeshje është e vështirë. Edhe me Partizanin është e vështirë. Na favorizon pak fakti se luajmë në fushën tonë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi djem që luftojnë dhe punojnë shumë. I uroj për një tjetër fitore. Siç dihet, objektivi ynë është ai që ka pasur Kamza që në

fillim. Ne jemi një skuadër e re e ndërtuar rishtazi. Objektivi ynë është që të pozicionoh­emi në gjashtëshe­n e parë të elitës. Nëse do ta arrijmë këtë objektiv do të jemi shumë mirë dhe mjaft të kënaqur. Po hedhim hapat e duhura. Ishte radha e Plakut për të shënuar javën e kaluar, ndërsa nesër (sot) duhet të jetë radha e Raçiçit (thotë me shaka Ndreu)", u shpreh trajneri i Kamzës. PËRGATITJE­T - Kamza është e përgatitur për një tjetër fitore, ku këtë radhë do të presë Partizanin. Atmosfera për këtë takim pritet të jetë e zjarrtë me një stadium të tejmbushur nga tifozët, pasi ky duel ka marrë vlerën e derbit të vetëm të kryeqyteti­t në Superiore. Dje kamzalinjt­ë u kanë dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për Partizanin dhe gjithçka ka qenë e fokusuar te pjesa tekniko-taktike dhe përvetësim­i i disa skemave loje. Edhe për këtë takim

trajneri Ndreu nuk e ka të plotë grupin dhe problemi më i madh qëndron në të majtë të mbrojtjes. Pas seancës së fundit Kamza është grumbullua­r, kështu që e gjithë vëmendja e lojtarëve dhe e stafit është e përqendrua­r te ndeshja e sotme me Partizanin. Abdulla Dushku

 ??  ?? Dy sulmuesit e Kamzës, Raçiç dhe Plaku, para dy sezonesh me fanellën e Partizanit
Dy sulmuesit e Kamzës, Raçiç dhe Plaku, para dy sezonesh me fanellën e Partizanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania