Panorama Sport (Albania)

U largua nga Partizani, Kapeçe zbardh prapaskena­t

Trajneri i portierëve: Kishim ide të ndryshme me stafin e ri

-

U afrua te skuadra e Partizanit në kohën kur drejtor ishte Dritan Dervishi, por ishte i fundit që largua. Mario Kapeçe, trajneri i portierëve që në dy vite ka bërë një punë të mirë në kampin e kuq, vendosi që të shkëpuste marrëdhëni­et me klubin kryeqyteta­s për arsye familjare pak kohë më parë. Por, në klubin e kuq gjithmonë e më shumë janë shtuar zërat ditët e fundit se trajnerit i është kërkuar një tjetër metodë stërvitore për portierët nga ajo që ai është mësuar të praktikojë. Në një intervistë për "Panorama Sport", Kapeçe pranon se largimi nga të kuqtë ishte i pashmangsh­ëm, për shkak se stafi i ri teknik kishte idetë e tij në drejtimin e ekipit.

Profesor, jeni larguar nga Shqipëria, por Partizani ka humbur në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtari­t. E keni ndjekur?

E kam parë dhe më vjen shumë keq për atë humbje, por skuadra nuk ka qenë në një ditë të mirë. U larguat pa shumë bujë nga Partizani, edhe pse kishit një periudhë të konsiderue­shme që punonit në klub dhe ka disi mister për këtë vendim tuajin. Mund të na zbuloni diçka më shumë?

Nuk ka asnjë mister, mendoj se kishte ardhur koha që të ndryshoja diçka, por kam kaluar dy vite fantastike në Shqipëri te skuadra e Partizanit. Prej 20 vitesh kam punuar në shumë vende të botës dhe kam arritur në atë fazë që e kuptoj se kur ka ardhur momenti që të largohem nga diku. Ky moment kishte ardhur te Partizani dhe disa probleme familjare më kanë bërë që ta përshpejto­j vendimin tim për t'u larguar. Por, nuk mund ta fsheh se Partizani më mungon shumë, ambienti, skuadra. Me lojtarët kam kaluar dy vite dhe isha shumë i lidhur me ta. Ndërsa me Albanin (Hoxhën) dhe Xhikën kam pasur një raport special, ashtu siç e kisha edhe më tifozët. Më mungon gjithçka... por ishte një zgjedhje për t'u larguar dhe unë e bëra.

Diplomat si gjithmonë në përgjigje, por po ju pyesja nëse keni pasur ndonjë mosmarrëve­shje me stafin aktual? Nuk është diplomaci, por respekt për klubin dhe tifozët e tij, që po kalojnë një moment të vështirë dhe gjërat e tjera negative nuk i ndihmojnë aspak. Stafi ka ndryshuar dhe ne nuk njiheshim. Unë jam bërë pjesë e ekipit në kohën e Dervishit dhe Agostineli­t dhe më ka këshilluar Tramexani. Të gjithë këta kanë ikur nga Shqipëria dhe unë duhej të bëhesha pjesë... por e përsëris se gëzimet që kam përjetuar në klub nuk kam për t'i harruar kurrë. Një pyetje direkte. Në ambientin e kuq, po flitet se ju kanë kërkuar që të përgatisës­h portierët vetëm 15 minuta gjatë seancave stërvitore. Është e vërtetë kjo? Pyetje e fortë. Sigurisht që ne kishim ide të ndryshme për metodologj­inë e punës dhe kjo është normale, pasi ata më gjetën te Partizani. Të dyja palët ishim të hapur për bashkëpuni­m, por edhe unë e kuptoj se stafi i ri u qëndronte bindjeve të tij. Por unë jam profesioni­st dhe e di kur duhet të largohem. Por, më bëhet shumë qejfi që më kanë shkruar të gjithë futbollist­ët, Albani (Hoxha), Xhika, Bardhi, Trashi, Krasniqi, Malota e shumë të tjerë, pasi jam larguar. Armand Halili

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania