Panorama Sport (Albania)

Supersfida në Vlorë, vendos faktori... “B”

Bushiç i hap sfidë Bakajt në garën për “Këpucën e Artë”

- GENTJAN ALINANI

Flamurtari- Kukësi është një duel që do të përcaktojë shumë për fatet e sezonit të të dyja skuadrave. Një fitore për secilën prej tyre do ta bënte zyrtarisht ekipin kandidat për titullin kampion, si dhe rivalin më të fortë të Skënderbeu­t. Vlonjatët nuk duan ta përmendin fjalën titull, por t'i marrin ndeshjet me radhë dhe të shohin se ku mund të mbërrijnë. Nga ana tjetër, Kukësi kërkon të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. Dhe për ta fituar këtë sfidë, vëmendja maksimale është te sulmuesit Bushiç dhe Bakaj. Duelin e hekurt në Vlorë mund ta vendosë faktori "B".

GOLEADORË - Një sfidë brenda sfidës, ajo mes Tomislav Bushiçit dhe Elis Bakajt. Të dy lojtarët udhëheqin renditjen e golashënue­sve të Kategorisë Superiore me pesë dhe gjashtë gola (edhe Lilaj ka 5). Kapiteni i Flamurtari­t është ndalur në kuotën e 5 golave, pavarësish­t se në javët e para ishte ai golashënue­si i kampionati­t. Bushiç ka një fakt shumë interesant sepse sa herë shënon ai, skuadra e Flamurtari­t nuk humbet. Deri tani golat e tij kanë ardhur: 1 në fitoren me Lushnjën (3-1), 2 në triumfin me Teutën (1-2), 1 me Vllazninë ( 1- 1), 1 me Laçin (1-1). Prej këtyre 5 golave, asnjërin nuk e ka shënuar me penallti. Bushiç duket i rilindur këtë sezon dhe po kalon një nga momentet më të mira që nga koha kur ka ardhur në Shqipëri. Nga ana tjetër, Elis Bakaj është kryegolash­ënuesi i kampionati­t. Pavarësish­t se luan disi më i tërhequr, kjo nuk e ka penguar që ta dërgojë topin në rrjetë 6 herë. Tre gola i ka shënuar me penallti në ndeshjet (Luftëtari 0-3 Kukësi ku shënoi dopietë, Kukësi 1- 2 Skënderbeu, Kukësi 1-0 Kamza) dhe tre të tjerë në Kukësi 4- 2 Teuta, Kukësi 3-0 Laçi. Eksperienc­a e tij është shumë e vlefshme për verilindor­ët, të cilët i kanë sytë nga ai për të arritur një rezultat pozitiv në Vlorë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania