Panorama Sport (Albania)

Musta: Kukësin e mundim, llogaritë i bëjmë në fund

-

Flamurtari kërkon vetëm fitoren përballë Kukësit. Mesfushori Emiliano Musta është i sigurt dhe ka besim se vlonjatët mund të ndalin kampionët.

Në fundjavën e kaluar regjistrua­t një fitore të rëndësishm­e ndaj Partizanit duke u ngjitur në vend të tretë. E kishit menduar më herët këtë pozicion?

Deri tani kemi bërë mirë, ekipi është i qetë dhe gjithmonë fokusohemi te ndeshja e radhës. Për të arritur lart, duhet të punojmë fort dhe mos shohim nga kundërshta­rët. Me Partizanin ishte një ndeshje e fortë që i kishte te trija rezultatet, por fatmirësis­ht ne u treguam më të mirë në fushën e lojës dhe arritëm të fitojmë.

Pas suksesit me Partizanin, përballë është një tjetër kundërshta­r shumë i fortë. Si po përgatitet ky takim? Në kampionati­n tonë të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe mund të ndodhë çdo gjë. Kështu që edhe ndeshjen me Kukësin po e përgatisim si çdo takim tjetër. Ne jemi Flamurtari dhe në asnjë stadium në Shqipëri, qoftë në shtëpi apo në transfertë, nuk futemi në fushë për të barazuar. Duam gjithmonë fitoren dhe Kukësi nuk bën përjashtim. Mendoj se i kemi të gjitha mundësit për ta mundur.

Një fitore e mundshme ndaj Kukësit ju fut në garë për titullin, e keni menduar?

Është shumë herët për të shpallur objektiva. Nga drejtuesit na është bërë e qartë se nuk duan as titullin kampion dhe as pjesëmarrj­en në Kupat e Europës, thjesht të japim më të mirën në fushë për fanellën që mbajmë veshur, për qytetin dhe për tifozët tanë të mrekullues­hëm. Se sa larg do të shkojmë llogaritë do t'i bëjmë vetëm në fund.

Megjithatë me potenciali­n që keni, pjesëmarrj­a në Europë ju josh?

Fillimisht ne duam t'i kthejmë qytetit identiteti­n e humbur në këto vitet e fundit, por ju siguroj që më të mirën e Flamurtari­t me në krye profesor Duron, nuk e keni parë akoma.

Si ndiheni në rolin e ri si mbrojtës i majtë?

Për mua nuk është aspak problem që po luaj si mbrojtës i majtë, pasi thjesht jam tërhequr disa metra më mbrapa, nga mesfushor që isha. Madje mund të them që po më pëlqen më shumë se roli im i parë dhe e shikoj shumë mirë veten si mbrojtës tani e tutje. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania