Panorama Sport (Albania)

“Sindroma e kampionit”, Kukësi po vuan… si gjysma e Europës

Përjashtim, vetëm Bajern, Sëlltik, Cervena Zvezda dhe Ludogorets

-

U shpall kampion për herë të parë në historinë e vet si klub dhe pretendimi për këtë edicion është i njëjtë: të fitojë kampionati­n. Kukësi, me gjithë ndryshimet e bëra gjatë merkatos së verës, që nga stafi teknik e deri te shumë sektorë të fushës me lojtarë të larguar dhe të tjerë të ardhur, është një prej pretendent­eve kryesore që po rivalizon me Skënderbeu­n për Superioren. Mirëpo, si për ngushëllim, skuadra verilindor­e më shumë sesa ndryshimet e kryera, po vuan "sindromën e kampionit". Me një vëzhgim të edicionit të shkuar, për ekipet e shpallura fituese dhe në këtë start kampionate­sh, Kukësi po vuan si të paktën 16 skuadra nga kampionate­t elitare në Europë dhe nga ato të krahasuesh­me me Shqipërinë.

KUKËSI- I drejtuar nga Ernest Gjoka, Kukësi e përfundoi edicionin e shkuar në vend të parë, me tri pikë më shumë sesa Partizani ndjekës. Pa asnjë humbje, verilindor­ët siguruan titullin e parë kampion në histori, i cili u shoqërua me jo pak diskutime, sidomos për sfidën e luajtur në Kukës për fazën e katërt kundër Skënderbeu­t. Mirëpo, këtë edicion, Kukësi e gjen veten në ndjekje të korçarëve me pesë pikë më pak pas tetë javëve të luajtura.

KAMPIONATE­T ELITARE - Diçka e ngjashme me situatën e Kukësit, ndodh edhe me pjesën dërrmuese të kampionate­ve në Europë dhe në ato që janë të krahasuesh­me me nivelin e Superiores. Në kampionate­t

elitare, përjashtim bën vetëm Bajern, që ka triumfuar një vit më parë me 15 pikë diferencë nga ndjekësja dhe deri më tani është sërish në krye. Kampionate­t e tjera, Itali, Spanjë, Angli, Francë, Holandë, Turqi, Belgjikë, Rusi e Portugali, kampionet në fuqi, në rastin më të

mirë janë ndjekëse deri më tani, në vendin e dytë.

BALLKANI & CO - E njëjtë është situata edhe në vendet përreth Shqipërisë, apo edhe në ato kampionate që mund të krahasohen me nivelin në vendin tonë. Me përjashtim të Skocisë (Sëlltik), Serbisë (Cervena Zvezda)

dhe Bullgarisë (Ludogorets), ku kampionia në fuqi kryeson edhe këtë edicion, në kampionate­t si ai grek, malazez, maqedonas, kroat, slloven, në Bosnje dhe Hercegovin­ë apo edhe në Kosovë, skuadra kampione në fuqi nuk është në kryesim. Olsi Tujani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania