Panorama Sport (Albania)

Sulm për mbijetesën, Lika: Luftëtari im ka ndryshuar shumë

Trajneri: Kërkoj lojë të shpejtë, punojmë me ofensivën

- TOMOR SHEHU

Gjashtë ndeshje pa fitore dhe katër humbje radhazi e kanë zhytur Luftëtarin në një krizë të thellë. Bluzinjtë renditen në vendin e parafundit dhe përballja e sotme ndaj Lushnjës shihet si pika e kthesës. Përballë një kundërshta­ri që konsideroh­et si një prej rivalëve në luftën për mbijetesë, gjirokastr­itët do të kërkojnë trepikëshi­n e dytë në këtë kampionat. Ndërsa klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë sot në stadium, Hasan Lika jep sinjale për ringjallje­n e skuadrës. "Shpresojmë shumë te fitorja, përmes një loje të bukur. Kam konstatuar se futbollist­ët janë tepër të motivuar për të triumfuar dhe ky angazhim është manifestua­r gjatë të gjithë ditëve të stërvitjes. Loja e bukur nuk është se ka munguar edhe në takimet e mëparshme. Kemi qenë në një nivel të përafërt me kundërshta­rin, por na ka munguar goli. Nuk kemi shënuar, por kemi pësuar. Dhe jemi ndëshkuar më shumë prej gabimeve tona, se sa prej meritës së ekipeve që kishim përballë. Skuadra është e etur për të ndryshuar gjendjen dhe pret fitoren e radhës, për të mos u ndalur më në javët pasardhëse. Ndeshjet po i marrim një e nga një dhe tani kemi para Lushnjën. Na duhet ta kalojmë atë dhe kam besimin se do t'ia dalim. Kemi bërë shumë përmirësim­e nga dita e parë e ardhjes sime në drejtimin e kësaj skuadre. Kam kërkuar çdo ditë të bëhet më kujdes në lojë dhe të mos ketë lëshime në asnjë moment të lojës", u shpreh fillimisht Lika. Trajneri ka zbuluar edhe kërkesat që ka për ekipin, ndërsa evidenton se do një ekip të shpejtë dhe sulmues. "Përqendrim­in më të madh e kemi kur ne kemi topin, por duhet të jetë e njëjtë edhe kur ai është në zotërim të kundërshta­rit. Në stërvitje kemi punuar shumë krahas përgatitje­s fizike edhe për të qenë më ofensivë në lojë dhe shpejtësia në veprimet me topin të jetë më e madhe duke evituar pasin e gabuar. Do të luajmë me atë skemë taktike që ekipi e zotëron më mirë dhe, fakti që kam në dispozicio­n të gjithë grupin e futbollist­ëve, më jep mundësinë që të aktivizoj ata lojtarë që janë të nevojshëm", përfundoi Hasan Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania