Panorama Sport (Albania)

Çyrbja “rezervon” kthesën: Ia dimë pikat e dobëta Laçit

Mesfushori durrsak: Kemi gabuar, por sot fitojmë ne

-

Teuta nuk mendon për asnjë rezultat tjetër, përveç fitores. Durrsakët duan vetëm kthesën ndaj Laçit. Humbjet e fundit duket se janë hedhur pas krahëve dhe lojtarët janë të bindur se kundër kurbinasve do të shënojnë trepikëshi­n e munguar prej më shumë e një muaji. Në deklaratën e dhënë për "Panorama Sport", mesfushori i krahut, Arbër Çyrbja, theksoi se durrsakët nuk kanë asnjë alternativ­ë tjetër përveç triumfit në "Niko Dovana". "Vijmë nga një moment tepër negativ, ndaj ndeshjen me Laçin e kemi përgatitur me shumë kujdes. Do të futemi në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar, pasi rrugë tjetër nuk kemi. Jemi shumë të karikuar dhe duhet pranuar se ky duel mund të konsideroh­et edhe si për 'jetë a vdekje'. Gjatë gjithë javës jemi fokusuar vetëm te kundërshta­ri, trajneri na i ka treguar të gjitha pikat e dobëta dhe të forta të kundërshta­rit dhe, në këtë mënyrë, do ta kemi më të lehtë arritjen e fitores", u shpreh fillimisht ai.

MBROJTJA - Teuta është ekipi që ka pësuar më shumë gola në këtë edicion të Superiores. Në krahasim me rivalët për Europën, durrsakët kanë pësuar më shumë se dyfishi i golave të tyre. Megjithatë, Çyrbja beson se ky moment do të kalojë. "Është e vërtetë që kemi pësuar shumë gola. Mendoj se është më tepër psikologji­ke, pasi ne gjithmonë kemi shënuar të parët. Të gjithë kemi gabuar, pasi kur ekipi fiton vlerësimet nuk i merr vetëm sulmi apo mbrojtja, por i gjithë grupi. Duhet të tregohemi vigjilentë dhe ta kemi sa më shumë topin në zotërim", theksoi mesfushori.

DIFERENCAT - I pyetur për diferencën me rivalët, autori i golit të fitores në Shkodër u shpreh: "Pikët që kemi lënë na kanë dëmtuar shumë, por kemi humbur me skuadra që synojnë titullin, kështu që gara është e hapur. Pastaj akoma nuk është mbyllur faza e parë e kampionati­t, kemi shumë ndeshje përpara. Ne duhet të japim maksimumin në fushë, nuk duhet të shikojmë kë kemi përballë apo sa pikë ka kundërshta­ri. Ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe të zbatojmë me përpikëri detyrat e stafit teknik. Në këtë mënyrë do të ngjitemi në klasifikim, jam i bindur". Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania