Panorama Sport (Albania)

B lisi ka shansin e vitit, Ni a Do surpri ojmë

rajneri: Kam besim te grupi, do shihni një ekip të fortë

- BESAR BOZGO

Bylisi është grumbul luar dje ne Tiranë në prag të sfidës me skuadrën bardheblu. Ballshiotë­t, që javën e kaluar barazuan në fushën e tyre me Pogradecin, sot do të përballen me rivalin direkt në luftën për elitën. Diferenca aktuale mes bardhebluv­e dhe Bylisit është gjashtë pikë. Të besuarit e Stavri Nicës besojnë se mund të fitojnë sot në sfidën me kryeqyteta­sit për të ngushtuar edhe më shumë diferencën.

NICA

"E kemi vlerësuar Tiranën. Luajmë një ndeshje të fortë dhe këtë nuk e them nga emri që ka kundërshta­ri, por edhe nga tradita e mënyra si janë organizuar e kualitetet që kanë. Kam besim se skuadra ime sot do të jetë më mirë nga të gjitha takimet që kanë kalu- ar. Unë vazhdimish­t kam besuar te ky grup. Janë djem të rinj, dinë të luajnë futboll, por kanë edhe se çfarë të përmirësoj­në. Për këtë po punojmë shumë dhe unë besoj se do të jemi një ekip solid jo vetëm ndaj Tiranës, por edhe në vijim të garës", u shpreh fillimisht Nica në prononcimi­n e tij. Tekniku ka vazhduar më tej duke thënë: "Bylisi ka presidencë dhe është një klub mjaft i organizuar, unë jam këtu për të vijuar projektin që kemi. Duke punuar të gjithë bashkë e duke besuar, ne do t'ia dalim sot të marrim rezultat pozitiv edhe pse e dimë kë kemi përballë. Kështu i bëjmë nder kampionati­t, por edhe vetes duke mbetur në garë për Superioren. Sot spektakli do të jetë i garantuar dhe unë kam besim se lojtarët do të japin shpirtin në fushë për të treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë, por edhe për të bindur skeptikët se kush është Bylisi. Jemi me 'këmbë në tokë' dhe besim në vete", tha trajneri Nica, i cili karikon skuadrën para sfidës me bardheblut­ë. Ndeshja do të luhet sot, në orën 14:00, në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe do të transmetoh­et nga TVSH. Deri tani, Tirana ka arritur gjashtë fitore, në po kaq takime ka shënuar 17 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Bylisi shpreson që sot të ndalë vrullin e Tiranës dhe të mos lejojë shkëputjen e mëtejshme të bardhebluv­e në krye të klasifikim­it. Pritet që takimi të ndiqet nga një numër i madh tifozësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania