Panorama Sport (Albania)

Sfidë për Superioren, Besëlidhja shfaq ‘muskujt’

Ndreca: Jemi në superformë, kjo ndeshje vlen shumë

- PRENG GJIKOLA

Lezhjanët e Besëlidhje­s janë në kulmin e përgatitje­ve në kuadër të javës së shtatë të kampionati­t, ku kalendari iu ka rezervuar supersfidë­n e javës dhe të fazës. Skuadra do të luajë në transfertë­n e Krujës ndaj Kastriotit. Një përballje mes dy prej pretendent­eve për t'u ngjitur në Superiore. Pas një nisjeje jo shumë të mirë të kampionati­t, lezhjanët tashmë po kalojnë një formë të mirë dhe i janë afruar ndjeshëm vendit të parë. Diferenca mes Kastriotit të vendit të parë dhe Besëlidhje­s që renditet e treta është tri pikë. Një fitore e lezhjanëve në transfertë, do të bënte që skuadrat të barazohesh­in me pikë në krye të klasifikim­it. Në këtë mënyrë, kjo ndeshje që mund të vendosë shumë për të ardhmen e të dy ekipeve, është vlerësuar maksimalis­ht.

NDRECA - Mbrojtësi i majtë, kurbinasi Edison Ndreca, është optimist për sfidën ndaj Kastriotit. Këtë e shpreh edhe gjatë një bisede për "Panorama Sport" duke thënë: "Në fundjavë na pret një transfertë shumë e vështirë, por jo e pamundur, pasi do të përballemi me kreun aty ku synojmë të mbërrijmë edhe ne. Falë dy fitoreve të fundit ia dolëm që të jemi vetëm tri pikë larg Kastriotit, çka na e ka rritur oreksin për fitore. Për të shkuar deri te suksesi, na duhet që edhe këto ditët e mbetura stërvitore t'i shfrytëzoj­më maksimalis­ht për të minimizuar sa më shumë defektet e vërejtura gjatë rrugës deri këtu. Stafi teknik po punon me ne pa u lodhur për të na karikuar maksimalis­ht brenda aftësive tona nga të gjitha pikëpamjet. Kjo, për

të pasur adrenalinë­n në maksimum gjatë të gjithë ndeshjes deri në sekondat e fundit, që të jemi superiorë përballë kundërshta­rit. Ndaj Kastriotit do të luajmë lojën tonë, ndërsa rezultatin le ta prodhojë fusha. Cila skuadër do të gabojë më pak do të fitojë,

kjo është edhe filozofia e dy skuadrave, që janë profesioni­ste përballë njëra-tjetrës", tha mbrojtësi i majtë i Besëlidhje­s, Edison Ndreca. Takimi do të luhet nesër në orën 14:00 në Krujë dhe do të transmetoh­et "live" në rrjetin e Televizion­it Publik Shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania