Panorama Sport (Albania)

Fusha mban peng Tomorin, kompletohe­t skuadra

Djemtë e Dules kërkojnë fitoren në “derbin” ndaj Apolonisë

- ERIS SYLYKU

Tapeti mban "peng" Tomorin. Duket se skuadra beratase do të duhet të presë edhe disa javë përpara se të rikthehet të luajë në stadiumin e vetë. Vetëm gjashtë shirita me bar artificial, të cilat ende nuk kanë mbërritur në Berat, mbajnë "peng" ekipin. Një pjesë e mirë e tapetit është shtruar, por mungon në një pjesë dhe kjo ka bërë që ekipi të vazhdojë të luajë në stadiumin e Kuçovës. NGËRÇI

Rikonstruk­sioni i stadiumit dhe ndërrimi i tapetit të vjetër, që ishte në një gjendje skandaloze, nisi që sezonin e kaluar. Ambientet e stadiumit u kthyen në një gjendje normale, ndërsa duket se impianti ka marrë një pamje tjetër. Gjithashtu, u vendos që tapeti i ri të ishte me bar artificial, i cili është më jetëgjatë se ai me bar natyral. Mbërritja e tapetit nga jashtë dhe nisja e shtrimit të tij u shty në kohë. Në këtë mënyrë, Tomori u detyra që ta niste kampionati­n duke i luajtur ndeshjet si pritës në Kuçovë. Drejtuesit shpresonin shumë që shtrimi i tapetit të përfundont­e përpara ndeshjes me Tiranën dhe ky takim të luhej në Berat. Por, kjo nuk u bë e pamundur dhe në këtë mënyrë skuadra luajti në stadiumin e Kuçovës. Ndërsa, një pjesë e mirë e tapetit është shtruar tashmë, ndërsa kanë mbetur ende edhe gjashtë shirita. Duket e vështirë që Tomori të rikthehet në Berat në sfidën e pas dy javëve. Drejtuesit kanë bërë të ditur se do të bëjnë gjithçka që ekipi të rikthehet të luajë në stadiumin e vet sa më shpejt, por duket se do të presë edhe disa javë. Ndërkaq, tifozët presin me pa durim që të shohin ekipin e tyre të zemrës në Berat. SKUADRA

Ndërkaq, ekipi vazhdon normalisht përgatitje­t për ndeshjen e radhës që do të luajë nesër në transfertë­n e Fierit. Beratasit do të përballen me Apoloninë në një ndeshje shumë të vështirë. Takimi do të luhet nesër në orën 13: 00, ndërsa trajneri Santiliano Dule do të ketë në dispozicio­n të gjithë futbollist­ët, pasi edhe ata që ishin të pezulluar, janë rikthyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania