Panorama Sport (Albania)

Ditë “jo” për bomberët, Grezda e Salihi kopjojnë njëri-tjetrin në humbje

Mesfushori “zverdhet” në minutën e pestë të ndeshjes

-

Së fundmi, emri i Salihit dhe i Grezdës është shënuar shpesh në tabelën e golashënue­sve në kampionate­t respektive apo edhe në ndeshjet e Kupës. Mirëpo, dje, dy futbollist­ët shqiptarë duket se e kanë harruar zakonin e golit. Ose thënë ndryshe, ka qenë vetëm një ditë "JO" për ta dhe skuadrat e tyre. KROACI - Mesfushori i Osijekut, i cili me golat e shënuar që në start të këtij sezoni ka marrë paletat e një bomberi, është mundur në transfertë nga skuadra e Zapreziç. Në ndeshjen që ka përfunduar me rezultatin 3-1, mesfushori i Kombëtares është ndëshkuar me karton të verdhë që në minutën e pestë të ndeshjes. Për arbitrin është vlerësuar si tentativë për të penguar portierin kundërshta­r që të nisë lojën me shpejtësi, ndërkohë që futbollist­i i Kombëtares ka dashur të shpjegojë se ka qenë thjesht një mënyrë nga ai për t'u mbrojtur duke kthyer shpinën. Me këtë disfatë në javën e 15-të, Osijek ndërpret serinë e fitoreve radhazi (dy) dhe humb shansin për të ndjekur Dinamon e Zagrebit që kryeson me shtatë pikë diferencë, pa llogaritur ndeshjen e kësaj jave. Gjithashtu, Rijeka dhe Hajduk Split janë me vetëm dy pikë më pak sesa Osijeku i Shqiptarit dhe pas kësaj jave, mund ta superojnë atë.

AUSTRI - Në ligën e dytë austriake, Hamdi Salihi vijon që të jetë në krye të listës së golashënue­sve me 14 gola, ndërkohë që dje skuadra e tij është mundur me rezultat minimal. Nojshtadi është mundur në shtëpi nga Vaker Insbruk. Për skuadrën e sulmuesit shqiptar, kjo ishte humbja e katërt pas 17 javëve të luajtura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania