Panorama Sport (Albania)

Premtoi ekip sulmues, por merr vetëm Sadikun

Rikompozim­e në mbrojtje, “thatë” për një bomber të ri

- OLSI TUJANI

Në mbyllje të katër ndeshjeve të fundit të Kombëtares për kualifikue­set e Botërorit "Rusi 2018", trajneri bëri një analizë, ku sipas tij, sinjalet që kishte marrë nga ekipi ishin pozitive dhe se loja e kuqezinjve duhet të jetë më sulmuese. Ai gjithashtu tha edhe se në vijim, lista e futbollist­ëve mund të kishte ndryshime, pasi nis gjithçka nga fillimi për të gjithë futbollist­ët. Lidhur me këtë, ka edhe një "nonsens" mes asaj që trajneri ka deklaruar dhe kësaj që po ndodh realisht.

LISTA

Nga sa shihet në listën e përpiluar për përballjen me Turqinë, Kristian Panuçi ka grumbullua­r vetëm një sulmues zone ose siç quhet në gjuhën e futbollit "pykë". Armando Sadiku është pika e vetme referuese që në rolin e tij natyral, është një gjahtar i vërtetë zone. Në listë vihet re prania e Llullakut, Grezdës, Latifit apo edhe Ahmedit ( fantazist), por secili prej tyre, në rastin më të mirë, mund të konsideroh­et si një sulmues krahu. Pa harruar që në futbollin modern, secili prej tyre konsideroh­et më së shumti si një mesfushor anësor ( uinger). RIFORMATIM­I

Nga sa vihet re në listë, ndryshime dhe riformatim­e, trajneri ka nisur të bëjë vetëm në mbrojtje. Kjo, për vetë ftesën e bërë për Naser Alijin, një futbollist që aktualisht është pa skuadër dhe i pafederuar. Duket qartësisht së Kombëtarja i ka mundësitë e limituara në repartin e avancuar dhe për këtë miqësore, trajneri nuk ka arritur që të gjejë një "pykë", duke mbetur thatë dhe vetëm në shpresë të lojtarëve aktualë. Madje, trajneri ka lënë jashtë një tjetër sulmues zone si Bekim Balaj, ndonëse shkodrani është rikthyer nga dëmtimi prej gati dhjetë ditësh dhe, duke qenë se ndeshja do të luhet më 13 nëntor, atëherë koha mund të ishte e mjaftueshm­e që shkodrani të rigjejë formën maksimale. Një skuadër që kërkon të luajë ballazi dhe të tentojë t'u prishë punë kundërshta­rëve, siç është shprehur Panuçi, se e kërkon ta ketë Shqipërinë, duhet patjetër që të përmirësoj­ë manovrën sulmuese dhe diçka e tillë vjen me lojtarë të lindur për këtë rol, pasi përshtatja e futbollist­ëve nga mesfusha nuk është gjithmonë produktive. Alternativ­ë për t'u testuar mund të ishte edhe Rei Manaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania