Panorama Sport (Albania)

Bosh: Duhet me çdo kusht fitore

"Jemi gati për këtë përballje, është koha ë t u japim fund kritikave me vepra"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në momentet e fun dit përpara startit të duelit mes dy ekipeve klasike të futbollit gjerman, tekniku i skuadrës së Borusias së Dortmundit, Peter Bosh, ka folur në konferencë­n për shtyp lidhur me formën e skuadrës dhe kundërshta­rin.

Si e shihni këtë përballje? Jam shumë i emocionuar, pasi do të jetë një sfidë intensive mes vendit të parë dhe atij të dytë. Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe mendoj se jemi gati.

Si është gjendja e skuadrës? Zagadu nuk do të luajë, pasi ka marrë kartonin e kuq në sfidën e mëparshme. Sa i përket Rojsit, ai është ende i dëmtuar dhe s'mund të luajë, të gjithë lojtarët e tjerë do të jenë gati për përballjen.

A e shihni këtë fitore si zgjidhje për krizën e kohëve të fundit në skuadër?

Nëse arrijmë të fitojmë, situata do të jetë shumë herë më e lehtë për ne, por na duhet patjetër fitorja, ndaj do të sulmojmë me çdo kusht. Vetëm me anë të triumfit mund t'u japim fund kritikave.

A mendoni se ka ndryshuar mentalitet­i i skuadrës?

Mendoj se e vetmja gjë, e cila ka ndryshuar, janë rezultatet dhe jo mentalitet­i. Kundërshta­rët tanë e kanë parë mjaft mirë se si e kemi nisur sezonin dhe sa shumë kemi arritur të shënojmë. Mendoj se duhet të shfrytëzoj­më të gjitha mundësitë dhe të ngrihemi sërish aty ku na përket.

Cmendoni për formën në rënie të Aubamejang­ut?

Auba është një sulmues i jashtëzako­nshëm dhe e ka vërtetuar këtë për vite me radhë. Megjithatë, do të thosha se është diçka normale për një sulmues që mos shënojë në disa ndeshje. Ilaçi më i mirë për të janë golat, ndaj kur ai të shënojë, çdo gjë do të kthehet në normalitet.

Si është marrëdhëni­a juaj me lojtarët? Jam i lumtur që jam trajneri i një skuadre të tillë. Kam pasur që prej fillimit marrëdhëni­e mjaft të mirë me lojtarët dhe vazhdoj të kem. Gjithmonë përpiqemi të bashkëbise­dojmë me njëri-tjetrin për çdo problem që kemi, në mënyrë që të krijojmë një lidhje edhe më të fortë.

A mendoni se lojtarët nuk po përshtaten me sistemin tuaj? Lojtarët duhet të arrijnë ta kuptojnë sistemin tim dhe kjo nuk mund të bëhet menjëherë. Ky sistem ka funksionua­r edhe në Holandë dhe mendoj se do funksionoj­ë edhe këtu.

 ??  ?? Mesfushori francez i skuadrës së Bajernit, Frank Riberi, ka arritur të mbyllë me sukses gjatë ditës së djeshme një prej ushtrimeve më të vështira për rikuperimi­n. Në ambientet stërvitore të klubit bavarez, Riberi ka përfunduar ushtrimet në pistën e...
Mesfushori francez i skuadrës së Bajernit, Frank Riberi, ka arritur të mbyllë me sukses gjatë ditës së djeshme një prej ushtrimeve më të vështira për rikuperimi­n. Në ambientet stërvitore të klubit bavarez, Riberi ka përfunduar ushtrimet në pistën e...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania