Panorama Sport (Albania)

Bajerni pa Kimish, Hejnkes Do t ia dalim

"Leva rikthehet më i motivuar, titulli nuk vendoset sot"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në prag të sfidës mes Dortmundit dhe Bajernit, është konfirmuar se mbrojtësi bavarez, Xhoshua Kimish, nuk do të luajë si pasojë e disa shqetësime­ve në stomak. Sa i përket formës së skuadrës dhe përballjes, trajneri i kampionëve gjermanë, Jup Hejnkes, ka folur në konferencë­n për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve:

Si ndieheni n pra k a p r all e e

Do të jetë një betejë, e cila do të ketë të gjithë përbërësit e një futbolli modern. Duam të jemi në pozitat për të shfaqur një futboll sa më të bukur, por na duhet ende kohë për t'ia arritur, megjithatë kam besimin se do ja dalim mbanë më së miri.

A $ endoni e kriza e Dor $ undi u a # orizon n k id

Dortmundi ka një skuadër mjaft të fuqishme dhe pretendent­e për titull, ndaj nuk është normale të shohësh një moment dobësie e të thuash se do ta kesh të lehtë për t'i mundur ata. Nuk duhet harruar se ata ishin në vendin e parë disa javë më parë dhe përbëjnë ende një kërcënim për ne.

A do lua o $ eri polak ) Ro er Le # ando # - ki

Ai nuk ka pasur një dëmtim serioz, ndaj ka marrë kohën e duhur për t'u qetësuar dhe për të qenë sa më në formë për këtë sfidë. Levandovsk­i është më i motivuar se kurrë dhe do rikthehet me të gjithë fuqitë e tij.

A e hihni i oren nda Dor $ undi i n hap $ pran i ulli

Është ende herët për ta thënë diçka të tillë, pasi sezoni është i gjatë. Ndaj nuk mund të them se kush mund të jetë më pranë titullit që tani.

A $ endoni e ra neri Pe er Bo h nuk h i duhuri

p r Dor $ undin

Boshi ka qenë një lojtar i jashtëzako­nshëm dhe është rikthyer në një trajner me aftësi tepër të mëdha. Ndodh që të mos funksionoj­në si duhen taktikat në një skuadër të re, ndaj mendoj se atij thjesht i duhet të provojë alternativ­a të reja për të gjetur të duhurën. Kam besim te ai dhe në aftësitë e tij. Peter Bosh është një trajner i jashtëzako­nshëm dhe mendoj se Dortmundi ka bërë zgjedhjen e duhur.

' ar $ endi $ i keni p r VAR- in

Sipas opinionit tim, VAR- i duhet të përdoret vetëm në raste kur nuk mund të kemi një gjykim të saktë nga arbitrat ose në raste tejet të diskutuesh­me për penallti. Mendoj se kemi gjyqtarë mjaft të mirë me sa kam parë ndër vite dhe ata dinë ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të jashtëzako­nshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania