Panorama Sport (Albania)

Partizani “tallet” me Barletin, fitore me 60 pikë diferencë

Skuadra e Arben Fagut merr kryesimin e Superligës

- ABDULLA DUSHKU

J ava e 4-t e basketboll­it për meshkuj ka nisur me ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ndërmjet skuadrës së Partizanit dhe Barleti Eagles, e cila nuk pati histori pasi skuadra e të kuqve ka fituara me tri shifra. Kjo fitore e ka dërguar përkohësis­ht ekipin e Partizanit në krye të tabelës me 7 pikë, por që pritet superndesh­ja e mbrëmjes së sotme që do të luhet në Durrës ndërmjet skuadrës kryesuese të javës së kaluar Teuta dhe Tirana. Kjo do të jetë një nga ndeshjet më interesant­e të kësaj jave. Siç dihet, Tirana ka pësuar humbjen e parë gjatë këtij sezoni në tavolinë pas ndërprerje­s së ndeshjes së derbit, të cilën e fitoi skuadra e Partizanit 0-20. Njëkohësis­ht me dënimin që mori ekipi i Tiranës nuk përfitoi as pikën e humbjes e kështu ajo, për momentin, ndodhet në vendin e 4- t pas Vllaznisë. Shkodranët do të presin Kamzën e vendit të fundit, e cila ende nuk ka dalë te fitorja, duke i humbur tri takimet e mëparshme. Në Superligën e basketboll­it të meshkujve po shtohet rivaliteti midis 4 skuadrave që renditen të parat në tabelën e kalsifikim­it. Më të vështirë këtë javë do ta ketë ekipi i Tiranës, e cila duhet të përballojë 2 ndeshje në tri ditë. Kështu që nesër mbrëma kryeqyteta­sit do të shkojnë në Durrës në një sfidë mjaft të vështirë, kur dihet që Teuta kishte një ecuri të shkëlqyer në këto tri javët e para duke marrë tri fitore, 82- 72 në Shkodër ndaj Vllaznisë, 104- 54 ndaj Barleti Eagles në Tiranë dhe 85-83, ndaj Kamza Basket në Kamzë. Skuadra, e cila drejtohet nga Xhelal Kalaja, është në delir dhe do të kërkojë një tjetër fitore ndaj Tiranës, ndërsa kryeqyteta­sit, përpos kësaj ndeshjeje të vështirë, u duhet të përballen edhe të martën më 7 nëntor kundër KK Kumanovës 2009, në ora 18: 30. për sa i

përket takimit të vetëm të zhvilluar dje në pallatin e sportit "Asllan Rusi" ndërmjet Partizanit dhe Barleti Eagles, nuk ka pasur ndonjë histori, sepse të kuqtë e kanë zgjidhur shumë shpejt fitoren, teksa kanë shkatërrua­r Barletin Eagles në të 4 periodat me rezultatet të thella, kështu në periodën e parë 30-10, duke pasur një diferencë prej 20 pikësh. Po kështu, në periodën e dytë 28-13 duke e thelluar diferencën në 35 pikë. Gjatë fraksionit të dytë, fitojnë të tretën 27- 21 dhe në të fundit 31-10, duke arritur një rezultat shumë të thellë 114-54 me një diferencë prej 60 pikësh. Kjo fitore e Partizanit e ka dërguar skuadrën e Arben Fagut në krye të tabelës së renditjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania