Panorama Sport (Albania)

Likuidojnë Teutën, Barleti nis “arratinë”

Kampionet çojnë në 5 pikë avantazhin

-

Me ndeshjen e luajtur dje, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, midis skuadrës kampione në fuqi, Barleti Volej, dhe asaj të vendit të dytë Teuta e Durrësit, ka nisur java e 5-të e volejbolli­t për femra në grupin A1. Skuadra kryeqyteta­se e studenteve ka fituar 3- 1, duke iu shkëputur vendit të dytë me 5 pikë diferencë, që mbahej më parë nga Teuta. Ka qenë një ndeshje, ku ka spikatur loja e bukur dhe aktive nga të dyja skuadrat, e cila ka nisur me një pikë të Amarilda Prengës, më pas janë Tuci e Gjermeni ato që thellojnë, duke shënuar disa pikë radhazi. Ndërkohë që durrsaket luajnë bukur në tabelë, ku dallohen R. Matoshi, Rexhepi e Gashi, por pa mundur të shkojnë te 16pikëshi. Kështu skuadra e Barletit e fiton setin e parë 25-16. Në të dytin kishte më shumë rivalitet. Kur seti ishte 5-3 për Barletin, veterania Prenga ka një dëmtim në kavilje dhe del nga parketi për pak minuta. Tani protagonis­te te Barleti bëhet Malvina Tuci, e cila kombinon bukur me Pirën, duke shkuar në 6-3. Por më pas janë durrsaket ato që neutralizo­jnë dhe arrijnë të kalojnë në epërsi 9-6, Rexhepi, Begiçi, e Gashi bëhen protagonis­te gjatë gjithë këtij seti, duke e kaluar fitoren në anën e tyre 25-22 dhe barazohen 1-1 me sete. Në setin e katërt nuk ka histori, pasi kampionet e vlerësojnë seriozisht skuadrën kundërshta­re duke triumfuar 25- 11. Po kështu nis edhe seti i katërt, ku vajzat studente të Barletit kryesojnë vazhdimish­t dhe thellojnë diferencën derisa shkojnë në 2417. Kur pritej pika e fundit nga studentet e Barletit skuadra durrsake jo vetëm që nuk u demoralizu­a, por mori guximin dhe me vullnet e vendosmëri arrijnë të barazojnë në 24-24, gjë që e çon këtë set në shtesë. Loja arrin kulmin e emocioneve, sepse të dyja skuadrat kërkojnë të marrin pikët e fundit. E këtë e bën blloku i formuar nga

Çast nga ndeshja e djeshme

Pira- Gjermeni, që kthen topin e goditur nga Gashi në fushën durrsake duke fituar setin 28- 26. Kjo ka qenë dhe pika e 100-të për skuadrën e Barletit në këtë ndeshje, që e fiton 3- 1. Me këtë fitore skuadra e Barletit Volej ka marrë arratinë duke u shkëputur 5 pikë nga ven- (25-16, 22-25, 25-11, 28-26) BARLETI VOLEJ: Prenga, Gjermeni, Pira, Llupo, Tuci, Braho, Picaku / Brati, Tusha, Shabaku, Xhelilaj, Ibrahimi, Neli. Trajner: H. Gurabardhi. TEUTA: Cuka, Avdyli, Guzina, R. Matoshi, Rexhepi, Disha, Gashi / K. Matoshi, Domi, Kodra, Jahja, Begiçi. Trajner: E. Jazexhiu. GJYQTARËT: A. Shehu, V. Sojati di i dytë. Sot zhvillohen ndeshjet e tjera të kësaj jave. Skuadra e Tiranës, që është një tjetër rivale, do të luajë në transfertë­n e Peshkopisë, ndërsa Partizani do të udhëtojë në Korçë kundër Skënderbeu­t dhe Lushnja, që nuk ka marrë asnjë fitore, pret Vllazninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania