Panorama Sport (Albania)

Konte injoron Moun: Problemi im është Guardiola

taliani nuk i trembet shkarkimit: Kam folur me Abramoviçi­n për këtë, jam i etë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

hoze Murinjo sapo ka zgjidhur telash et e tij me Tatimet në Spanjë. Ndërkohë, Antonio Kontes i duhet të zgjidhë telashet e tij... sportive. Ata janë shumë dhe normalisht me zgjidhje jo të lehta, diçka që e pranon vetë trajneri i bluve të Londrës, në pritje të ndeshjes me Mançester Junajtid, në "Stamford Bridge", ditën e nesërme. Sipas medias angleze, dueli kundër skuadrës së Mutinjos mund të vendosë edhe fatin e të ardhmes së tij në stolin e londinezëv­e, në rast humbjeje, por ai nuk kërkon të bazohet aspak aty dhe mendon vetëm për duelin. Vitin e kaluar, kjo ndeshje e luajtur në stadiumin e Çelsit, kishte përfunduar me goleadën e bluve ndaj Junajtid dhe një sherri të hapur në pankina mes Konte dhe Murinjos, me portugezin që akuzoi italianin për mungesë respekti, duke qenë se trajneri i Çelsit kërkonte të ndizte edhe më tej tifozët, ndonëse ndeshja ishte mbyllur me kohë. Por natyrisht që këto kritika të "Mou"- t nuk mund të mos

merrnin një kundërpërg­jigje të ftohtë nga Konte: " hoze flet shpesh dhe shumë për Çelsin. Më mirë të mendojë për skuadrën e tij". Dhe të dielën ky duel do të ofrojë kapitullin e radhës, ndonëse sivjet situatat janë përmbysur. Edhe pse qëndrojnë pesë pikë të shkëputur

nga Mançester Siti, Junajtid është i dyti në renditje dhe ka siguruar 1=8-at e Ligës së Kampioneve. Çelsi vjen në këtë sfidë pas disfatës me Romën, ndërsa në kampionat numëron tri humbje, vështirësi që Antonio Konte kërkon t'i minimizojë pas sfidës me "Djajtë e kuq": "Në këtë moment, problemet për ne janë të shumta dhe aspak të lehta për t'u zgjidhur. Pjesa e dytë e sfidës me Romën ishte tepër negative, nga çdo pikëpamje, por të tilla gjëra nuk ma ulin entuziazmi­n për të stërvitur. Nuk e kam humbur asnjëherë atë, aq

më shumë entuziazmi­n për Çelsin, sepse jam i rritur dhe i vaksinuar, ndaj mund t'i përballoj pa problem të tilla presione. Një shkarkim i mundshëm në rast humbjeje përballë Murinjos@ Problemi im nuk quhet Murinjo, por Pep Guardiola. Ai dhe Siti i tij po ecin me një ritëm të frikshëm, pasi kanë 9 pikë avantazh dhe ky po që është një problem. Ndërsa për sa i përket shkarkimit, mund t'u them se kam takuar presidenti­n. Me Abramoviçi­n folëm mbi skuadrën dhe gjithçka tjetër. Prandaj e pres i qetë sfidën me Junajtid", tha Konte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania