Panorama Sport (Albania)

Panuçi e lë jashtë, Agolli: Ja biseda me trajnerin

Zbardhet lista e Kombëtares, italiani premtoi lojë sulmuese, por fton vetëm Sadikun

- OLSI TUJANI

Kristian Panuçi po respekton një rregull të pashkruar i vendosur nga ai vetë: lista shpallet të premten e fundit përpara grumbullim­it të radhës. Edhe dje, kështu ka ndodhur. Para mesditës, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit është zbardhur lista e futbollist­ëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen miqësore kundër...

Kristian Panuçi po re spekton një rregull të pashkruar i vendosur nga ai vetë: lista shpallet të premten e fundit përpara grumbullim­it të radhës. Edhe dje, kështu ka ndodhur. Para mesditës, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit është zbardhur lista e futbollist­ëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen miqësore kundër Turqisë, më 13 nëntor, e cila do të zhvillohet në Antalia. Në një listë me 25 futbollist­ë, ka debutues, risi në emrat e thirrur, si dhe futbollist­ë të lënë jashtë.

KAPITENI - Për këtë miqësore, Panuçi ka lënë jashtë grumbullim­it kapitenin Ansi Agolli. Një emër i lakuar edhe nga vetë tekniku për moshën, por duket se nevoja për minuta dhe testime të disa të rinjve, ka bërë që mbrojtësi i Karabakut të mbesë jashtë. Gjithashtu, jashtë kësaj liste janë edhe futbollist­ë të dëmtuar si Sokol Cikalleshi apo edhe Burim Kukeli.

PA FTESË - Në këtë grumbullim të radhës, bie në sy mosprania e Hysen Memollës, mbrojtësi i afruar nga vetë Panuçi. Gjithashtu, në mënyrë të mistershme, pa ftesë është lënë edhe Ergys Kaçe. Ky i fundit nuk është aktivizuar së fundmi me skuadrën e tij, pas ndeshjeve kundër Italisë dhe Spanjës, por në këtë listë ka edhe futbollist pa skuadër.

RISITË DHE SURPRIZAT - Pa skuadër në këtë moment të kampionate­ve është Naser Aliji. Mbrojtësi i majtë nuk është federuar me asnjë ekip për këtë edicion futbollist­ik, por prej disa ditësh është duke u stërvitur me Bazelin për të ruajtur formën. Në këtë listë, bie në sy prania e Astrit Ajdareviç, "blerjes" më të re të Kombëtares Shqiptare. Mesfushori

i AEK-ut do të bashkohet për herë të parë me skuadrën tonë përfaqësue­se. Sabjen Lilaj i Skënderbeu­t është një lojtar i rikthyer në përfaqësue­se, ndërkohë që pas ndeshjes me Kombëtaren U-21, pra, më 11 nëntor, ekipit do t'i bashkohet edhe Ylber

Ramadani. Jashtë kësaj liste është lënë edhe Bekim Balaj. Bomberi shkodran është rikthyer në stërvitje të plotë me Akhmat Groznin prej të paktën 10 ditësh dhe deri më 13 nëntor, do të ishte kohë e mjaftueshm­e rikuperimi për të qenë në formë.

 ??  ??
 ??  ?? Astrit Ajdareviç, mesfushori që debuton me kuqezinjtë
Astrit Ajdareviç, mesfushori që debuton me kuqezinjtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania