Panorama Sport (Albania)

Tension te Milani, Montolivo sulmon Bonuçin

Nga shiriti te topat e gjatë, heshtja diplomatik­e s'funksionon

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Eshkuara dhe e tash mja përplasen sërish, por këtë herë me diplomaci. Rikardo Montolivo dhe Leonardo Bonuçi vazhdojnë të jenë gjelat e të njëjtit kotec, çka mund të sjellë edhe një krisje në dhomat e zhveshjes së Milanit, ku humori është paksa delikat kohët e fundit. Drejtuesit pas merkatos faraonike verore, bënë një zgjedhje duke degraduar senatorët e duke bërë emërime të reja hierarkike. Duhej të ishte një rilindje me nuanca kineze, por është shndërruar në një kinezëri që nuk po njeh fund. Shkëndijat lindën që me shiritin e kapitenit, i cili iu hoq Montolivos për të përfunduar në krahun e Bonuçit. Situata kaloi jo pa tension, por "falë" edhe një dëmtimi të mesfushori­t, u kalua pa shumë shqetësime. Rezultatet, mungesa e lojës dhe trysnia gjithnjë në rritje detyruan Montolivon që pas barazimit ndaj AEK-ut, të deklaronte se po luanin pak me topin, duke u besuar topave të gjatë. Fjalët e Montolivos nuk u shoqëruan me ndonjë polemikë, por sipas asaj që raporton "Tuttosport", analiza e ish-mesfushori­t të Fiorentinë­s ka pasur si shënjestër Bonuçin, i cili, sipas statistika­ve, të enjten në mbrëmje tentoi 16 herë topin e gjatë. Nuk ishte hera e parë që Monto bën analogji mes lojës së Milanit dhe asaj të Juves në kohët e Bonuçit. 32-vjeçari ka ruajtur gjithmonë qetësinë sa herë është përmendur çështja e shiritit, por ish-kapiteni duket se ka gjithmonë e më shumë rezerva ndaj atij që e prapësoi jo vetëm në hierarki, por edhe në nivel statusi taktik në brendësi të skuadrës. Sot ndaj Sasuolos Montolivo është në balotazh me Lokatelin për një fanellë titullari. Montela e di fort mirë se ndaj zigjelbërv­e duhet lojë dhe tri pikë për arritjen e të cilave Lokateli nuk ka përvojën e duhur. Nëse i beson Montolivos dhe shpërblehe­t, Milani mund të hapë një cikël, por edhe të rihapë një debat që dukej i mbyllur në dhomat e zhveshjes. Një dilemë më shumë për teknikun me Bonuçin e Montolivon të vendosur për të vijuar "luftën" në heshtje diplomatik­e...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania