Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Mos më krahasoni me Murinjon

“Murinjo bëri skulpturën, unë sapo e kam marrë daltën...”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Luçiano Spaleti nuk do të ndalet. Interi i tij (në vendin e dytë) ndjek Napolin, është ende i pamposhtur dhe sot do të përballet me Torinon me qëllim për të mbajtur hapin e kreut, pas fitores me rezultat të ngushtë në Veronë. Nga "Suning Training Centre", trajneri i zikaltërve ka marrë fjalën në konferencë­n për shtyp të ditës së djeshme, duke folur menjëherë për hipotezën "titull": "Më mirë të tregohemi të kujdesshëm, por disa situata ku mund të flasim për një skuadër me personalit­et janë të qarta. Në rastet e vështira kam parë reagimin e lojtarëve. Karakteris­tikë thelbësore për të përballur Torinon e Mihajloviç­it. Duhen personalit­ete të forta për t'u ndeshur me vështirësi­të e kampionati­t". Sot në "San Siro" priten më shumë se 70 mijë spektatorë: "Më vjen mirë t'i ndiej pranë dhe na pëlqen shtysa që na japin. Është një tjetër tregues i besimit të tyre dhe ne duhet të dimë se si të përfitojmë. Rrathët e 'San Siro'-s janë si unaza që shfaqin dashurinë për Interin". Krahasimet e vazhdueshm­e me Murinjon nuk i japin kënaqësi Luçianos: "Unë nuk e shoh veten në atë nivel, Mou me Interin fitoi gjithçka, ndërtoi një skulpturë. Unë për momentin sapo kam nisur të përdor daltën...".

INTER MË SULMUES - I nxitur për rrugëtimin e Interit të tij dhe për përdorimin e një sulmuesi të dytë përkrah

Ikardit, Spaleti ngutet: "Mund të qëndrojë si mundësi, ndoshta një lojtar si Eder. Ai di të bëjë tri role dhe të gjitha shumë mirë. Klubi më parapriu, doja ta zgjasja unë kontratën e tij... Megjithatë duhet të merret diçka në konsiderat­ë: nëse kështu si jemi

po shkojmë në rrugën e duhur, përse ta deformojmë skuadrën?".

TORINO - "Distancat e skuadrës do të jenë thelbësore", shpjegoi Spaleti. "Merrni Belotin, për shembull, i cili është shumë i zoti në kundërlëvi­zje. Bashkë me Andrean, Torino

ka rigjetur edhe Ljajiç nga titullarët: janë të gjitha pengesa për ne, por duhet të matemi me këto vështirësi, jemi Interi dhe duhet të përpiqemi gjithmonë të fitojmë. Të njëjtët titullarë në javët e fundit? Kam mundësi të mëdha zgjedhjeje, por me shumë mundësi

Interi do të jetë ai".

MERKATO - "Merkato e varfër në janar? Një trajner jep rezultat nëse ka lojtarë cilësorë. Për momentin nuk dua të bëj ndryshime. Torreira? E kemi diskutuar, por për tani jam i lumtur me Galjardini­n, Vesinon dhe të tjerët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania