Panorama Sport (Albania)

Luftëtari gjen fitoren, Teuta barazon me Laçin

antazisti Rro a shënon që nga "tuneli", ndërsa Rapo e vulos

- TOMOR SHEHU

Luftëtari gjen fitoren në kampionat pas rreth dy muajsh në krizë rezultates­h. Skuadra e Hasan Likës mposhti Lushnjën në Gjirokastë­r me shifrat 2-0, por edhe këtë herë shpërdoroi një mori rastesh për shënim. Nëse në ndeshjet e kaluara, loja e bukur nuk kishte munguar, këtë herë më shumë se kurrë duhej rezultati. Bluzinjtë e nisën ndeshjen me golin e Rrocës dhe arritën të dyfishonin shifrat në pjesën e dytë me të sapofuturi­n në fushë Rapo. Lushnja u mundua të godiste gjirokastr­itët me goditjet standarde dhe topat e gjatë te sulmuesi Fation Sefa, por ishte shumë larg asaj që pretendont­e. Trajneri Hysen Dedja debutoi me humbje, ndërsa për Hasan Likën, kjo ishte fitorja e parë në krye të pankinës bluzi. Tetë pikë në 9 ndeshje të fazës së parë janë pak për një ekip si Luftëtari, që pretendon të mos jetë në vorbullën e skuadrave që këtë sezon do të luftojnë për mbijetesë.

PJESA E PARË

Rritëm i lartë që në start, me Lushnjën që rrezikon me Sefën dhe menjëherë më pas Luftëtari e shikon veten në avantazh. Një gabim në mbrojtje i lagunarëve bën që Rroca të përfitojë, duke shënuar golin e parë. Avantazhi i shpejtë u jep siguri gjirokastr­itëve, që nuk rreshtin së insistuari për të dyfishuar rezultatin. Bregu tenton me goditje nga jashtë zone, ndërsa mbrojtësi Zeqaj i afrohet golit pas një goditjeje me kokë. Më pas është Canka, i cili i afrohet barazimit, por është Ruçi që shpëton Luftëtarin. Loja ekuilibroh­et ndjeshëm, por me vendësit që janë më të rrezikshëm. Aleksi dhe Rroca rrezikojnë portën e Spahos, ndërsa Abazaj shpërdoron fatalisht. Pjesa e parë mbyllet me një rast tjetër flagrant, këtë herë nga Pepa i Lushnjës.

PJESA E DYTË

Pas pushimit skuadrat e nisin me të njëjtat formacione. Lushnja mundohet të shtyjë përpara, por e ka të vështirë të organizohe­t. Loja me topat e gjatë bëhet e lexueshme dhe me kalimin e minutave gjirokastr­itët fitojnë siguri, duke dalë rrezikshëm në kundërsulm. Lamçe humbet një rast ideal, po ashtu më pas edhe Abazaj e Rroca. Megjithatë, goli dukej çështje kohe dhe kështu ndodh. Pas një goditjeje dënimi, është Bregu që detyron Spahon të largojë një top në vijën fatale, por në vijimin e aksionit, Rapo merr një asist nga Rapa dhe dyfishon shifrat. Këtu mbyllet gjithçka, pasi miqtë nuk bëjnë asgjë për të rrezikuar portën e Ruçit. Madje është Bregu që i afrohet golit të tretë, pas një goditjeje nga jashtë zone. Në fund, gjyqtari akordon 4 minuta shtesë, nisur edhe nga fakti se ndërpreu lojën si pasojë e ofendimeve në kor nga grupimi "Delegatët", që mbështetën dje Lushnjën në stadiumin "Gjirokastr­a". Në javën tjetër, kur dhe nis faza e dytë, Luftëtari pret Teutën, ndërsa Lushnja luan në transfertë me Vllazninë.

 ??  ?? Momenti kur arbitri ndërpreu ndeshjen prej ofendimeve
Momenti kur arbitri ndërpreu ndeshjen prej ofendimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania