Panorama Sport (Albania)

KamzaKamza fundosfund­os Partizanin,Partizanin, MoxhiMoxhi mban nënë “ajër”“ajër” trajnerint­rajnerin IulianoIul­iano

Të Të kuqtë kuqtë për për turp, turp, ndërrojnë ndërrojnë rrugë rrugë nga nga frika frika e e tifozëve tifozëve “Guerrils” “Guerrils” shpërthejn­ë: shpërthejn­ë: Nuk Nuk na na meritoni, meritoni, jeni jeni një një tufë tufë klounësh! klounësh! Të Të kuqtë k

- ILIR CARA

Kamza dhe Partizani u ndeshen dje për herë të parë në Superiore dhe derbi i ri i kryeqyteti­t ka folur për kamzalinjt­ë. Kamza e trajnerit Ramadan Ndreu ka dhuruar një tjetër paraqitje të bukur, duke u konfirmuar si surpriza e Superiores gjatë 9 javëve të fazës së parë. Kamzalinjt­ë e ardhur nga Kategoria e Parë i dhanë leksion Partizanit, i cili, pas kësaj humbjeje, është zhytur në krizë totale dhe mungesë identiteti. Kamza luan futboll të kujdesshëm dhe, falë lojtarëve me përvojë në Superiore, arrin që t'i lodhë kundërshta­rët dhe i godet pikërisht në minutat e fundit, metodë e aplikuar në disa takime. Goli i Ymerit, i ardhur pas një kundërsulm­i të shpejtë dhe me kombinime të sakta në minutën 83-të, u ka mjaftuar vendasve për të fituar takimin dhe duke u konsolidua­r në vendin e katërt me 15 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të tretë, që sot luan ndaj Kukësit. Partizani vinte në këtë takim me disa mungesa dhe sulmi mbetet anemik dhe rrezikshmë­ria vinte vetëm nga goditjet standarde. Kamza tregoi shpirt gare, besueshmër­i në forcat e saj dhe, në rastin e parë të rrezikshëm, gjunjëzuan "demat". Skuadra e Ndreut e ka mbyllur me sukses fazën e parë, ndërsa të kuqtë mbeten një zhgënjim total, aq sa kanë rritur në maksimum urrejtjen e tifozëve, që e mbështesin ekipin në çdo stadium, përpos rezultatev­e. Niveli i lojës së këtij derbi ishte i ulët, gjë të cilën e tregojnë edhe gjuajtjet në portë nga dy skuadrat.

PJESA E PARË - Kamza besonte që takimin ta zgjidhte me dy ish- lojtarët e Partizanit, Raçiç dhe Plaku, të cilët në përgjithës­i bënë më mirë se sulmuesit e kuq. Për shkak të mungesave të shumta, Bardhi e nisi si titullar në sulm, ndërsa Ibrahimi për herë të parë luajti si mbrojtës i djathtë. Takimi nisi më mirë për të kuqtë, që kërkonin ta gjenin golin sa më shpejt, ndërsa vendësit ishin ngjeshur në fushën e tyre. Trashi dhe Batha provojnë në minutat e para, por pa sukses. Më pas loja përqendroh­et në mesfushë, ku ka duele të ashpra dhe rastet te portat respektive mungojnë totalisht. Kamza është e rreshtuar që të mos lërë hapësira kundërshta­rit dhe të rrezikojë me kundërsulm. E para funksionoi shumë mirë, mbrojtja ishte solide, ndërsa sulmi mbeti në miniaturë, pasi në asnjë rast nuk e goditën portën e portierit Hoxha. 45 minutat e para u mbyllën në shifrat 0-0, ku nuk munguan edhe ndërprerje­t e shpeshta të lojës nga ndërhyrjet e ashpra.

PJESA E DYTË - Edhe pjesa e dytë nis me dëshirën e Partizanit, por në minutën e 50-të nuk ka fatin me vete. Gjuajtja e Bathës nga një goditje standarde ndalet nga shtylla pingule. Kamzalinjt­ë janë të durueshëm dhe nuk kalojnë në aventurë, ndaj nuk u japin asnjë hapësirë të kuqve, por me markimet e forta dhe ngjeshjen në mesfushë u bëjnë ballë "demave". Raçiç dhe Plaku qëndrojnë larg portës së Hoxhës, pasi misioni primar ishte që të mos pësonin gol. Partizani duket shumë i plogësht dhe loja nuk ka befasinë dhe zhdërvjell­tësinë, kështu që vendasit nuk e kanë të vështirë t'i kontrolloj­në. Në minutën e 73të, Bardhi i lë vendin Asanit dhe, 6 minuta më pas, në lojë hyn edhe Xhixhiua në vend të Basrak, që nuk dha asgjë në fushë. Në minutën e 83-të, kamzalinjt­ë thyejnë një aksion të Partizanit dhe me anë të Plakut me shpejtësi nisin një kundërsulm. Kapiteni i reziston ndërhyrjes së Asanit dhe shërben për Rezin, i cili më pas pason për Frashërin, që nga e djathta i afrohet zonës, shërben për Idrizajn. Vlonjati me qetësi shërben për Ymerin në qendër që e dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Kamzën. Pas pësimit të golit për të kuqtë hyn në fushë edhe Sulejmani në vend të La Kameras, por asgjë për të ndryshuar. Trajneri Ndreu zëvendësim­in e vetëm, Mumajesi në vend të Rezit, e kreu në minutën e parë shtesë. Gjithçka u mbyll me fitoren 1-0 të Kamzës.

 ??  ??
 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Kamzalinjt­ë duke festuar golin e Ymerit
Fotot: F.Hazizllari Kamzalinjt­ë duke festuar golin e Ymerit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania